Rusia ndalon filmin anti-Islam

Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-Islam që shkaktoi demonstrata të dhunshme në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi. Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se "Pafajësia e Myslimanëve" vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare. Vendimi i një dite më parë, pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë. Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t'i përmbahet urdhrit të gjykatë. Filmi fyen muslimanët, duke portretizuar profetin Muhamed si të dhënë pas grave e pedofil.
Albanian Screen
Add new comment