Faqja zyrtare e Medvegjës edhe në shqip

Postuar në 30 Shtator, 2012 09:06

Administrata komunale e Medvegjës në jug të Serbisë ka zbatuar gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit. 

Autoritetet komunale kanë siguruar zbatimin e gjuhës shqipe dhe se kjo është bërë me përpjekjet e përfaqësuesve shqiptarë në kuadër të qeverisjes komunale. 

Partia për Veprim Demokratik ndan pushtetin aktual me kryetarin e pavarur të komunës, Slobodan Draskovic. 

Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit në Serbi në vitin 2011, në qytezën e Medvegjes jetojnë 2841 banorë, prej të cilëve rreth 7 për qind kanë mbetur shqiptarë, pasi që pjesa më e madhe e banorëve të kësaj zone kanë braktisur vendlindjen e tyre nga konflikti i vitit 1999 në Kosovë, për shkak të presioneve të forcave policore – ushtarake serbe dhe për shkak të papunësisë së nivelit të lartë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.