Recesion i thellë, S&P: Spanja, vështirësi në rimëkëmbje

Agjencia e vlerësimit Standard&Poor's ka ulur vlerësimin e saj për borxhin e Spanjës me dy pikë. Madridi bie nga vlerësimi me 3B+ në 3B-. Parashikimi për vendin, sipas agjencisë, vazhdon të mbetet negativ dhe nuk mund të përjashtohet në të ardhmen, mundësia e një uljeje të mëtejshme. Arsyeja për vendimin e Standard & Poor's është recesioni i thellë, nga i cili ekonomia spanjolle nuk duket në gjendje për të dalë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto është parashikuar të bjerë me 1,8 për qind në vitin 2012 dhe 1,4 për qind në vitin 2013, çka "kufizon opsionet e politikave në dispozicion të qeverisë" për të rimëkëmbur ekonominë. Edhe sipas agjencisë së normimit, dispozitat e qeverisë spanjolle për rritjen, dhe zvogëlimin e defiçitit shumë të lartë, janë të pakta edhe sepse klima në të cilën operon ekzekutivi i Rajoy-t është i vështirë: mes shkurtimeve të papunësisë rekord, shpenzimeve dhe pakënaqësisë në rritje sociale dhe protestave.
Një element i madh i pasigurisë, përfaqësohet nga zgjedhjet në horizont, por arsyeja kryesore për perspektivën negative sipas Standard & Poor's, është mungesa e kreditit në sektorin bankar që mbyt më tej ekonominë, ndërsa ekspertët e vënë në dyshim vullnetin real të disa qeverive të eurozonës për të përmbushur angazhimet e tyre për të rikapitalizuar bankat iberike.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri sërish thirrje eurozonës për të bërë më shumë kundër krizës. "Të gjitha ekonomitë e avancuara, nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, tregojnë pak progres në trajtimin e defiçitit buxhetor",-bëri të ditur Christine Lagarde, në Tokio në çelje të samitit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, ndërsa bëri thirrje për veprime kurajoze dhe bashkëpunuese të vendeve anëtare. Lagarde tha se nuk ka shpresa për një rimëkëmbje të fortë në ekonominë botërore, por një rimëkëmbje shumë të ngadaltë në krahasim me skenarin e prillit. Rritja botërore prarashikohet në nivelin e 3.3 për qind me 1.3 për qind në ekonomitë e zhvilluara dhe 5,3 për qind ato në zhvillim.
Albanian Screen
Add new comment