Greqi, Trojka: Ishujt me më pak se 150 banorë të evakuohen

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:36

Një kërkesë të veçantë mësohet t’i ketë artikuluar Trojka qeverisë greke. Gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë greke të Marinës dhe Egjeut, Trojka ka sugjeruar që të evakuohen ishujt grekë, të cilat kanë popullsi prej më pak se 150 banorë, sepse rëndojnë buxhetin e shtetit. 

Publikimin e kësaj kërkese të Trojkës, e bëri vetë ministri i Marinës dhe Egjeut Kostis Musurulis, duke folur në klubin Detar të Pireut, para punonjësve të anijeve greke. Reagimi i palës greke, sipas ministrit ishte negativ. "Kjo as që duhet të vihet në diskutim", janë shprehur përfaqësuesit grekë në takim. 

Sqarime për çështjen ka kërkuar kryeministria, ndërsa Ministria greke e Financave nuk vonoi ta mohojë. "Kurrë nuk është vënë në diskutim nga Treshja, lënia e ishujve", sqaron MF në deklaratën përkatëse, duke shtuar se “thashethemet nuk kanë asnjë lidhje me realitetin". 

 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.