Sëmundjet mendore, në 2030 do të zënë vendin e parë në Shqipëri

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:46

Në 2030 sëmundjet mendore priten të jenë numri një, duke lënë pas ato të zemrës dhe kancerit. Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor drejtues të shëndetësisë raportuan se këto sëmundje duhet të kapen dhe të mjekohen në kohë, ndërsa renditin depresionin si llojin më të shpeshtë të sëmundjeve mendore.  Vetëm në qendrat e shërbimit komunitar të shëndetit mendor në Tiranë në këta 9 muaj janë kryer rreth 15 mijë vizita.  3 mijë nga këto vizita janë realizuar për fëmijë dhe adoleshentë.  

"Ky problem tashmë madhor për shoqërinë, jo vetëm në vendin tonë po në mbarë botën, sepse të dhënat e vitit 2004 tregonin që sëmundjet e shëndetit mendor në sëmundshmërinë e përgjithshme zinin vendin e tretë, e në vitin 2030 mendohet që këto sëmundje të zënë vendin e parë. Numrin më të madh të rasteve e përbën depresioni, po ajo që është shumë e rëndësishme është që të gjitha janë shumë mirë të mjekueshme", tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në MSH.

"Përsa i përket shërbimit në Tiranë, ky shërbi ofrohet nga 3 qendra komunitare të shëndetit mendor dhe nga dy shtëpi mbështetëse. Gjatë këtij viti nga shërbimi parësor janë realizuar rreth 15 mijë vizita për këta të sëmurë, gjithashtu janë kartelizuar 6 mijë pacientë të rinj", u shpreh Liliana Ramasaço, Drejtore e Autoritetit Shëndetësor Rajonal.

Në Qëndrën e shëndetit mendor numër 1, u është hapur kartelë 1500 pacientevë kronikë  me skizofreni apo dhe me çrregullime afektive. Në atë numër 2. të shëndetit mendor, janë kartelizuar 1790 paciente kronik të rinj. Ndër to 1432 jane paciente me rregullime, që i përkasin moshës së rritur përkatësisht nga 18 deri 60 vjec, kurse 250 të tjerë janë me prapambetje mendore dhe demenca dhe i përkasin moshës mbi 60 vjec. Ndërsa në Qëndrën numër 3 të shëndetit mendor janë kartelizuar 1740 të rritur dhe janë hapur kartela dhe për 2290 fëmijë, nga të cilët 268 janë ata me spektrin autik.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by Harilla (not verified) on

<p>Tmerr.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.