Ligji antiduhan, deputetët: Dështoi zbatimi i tij

Ligji kundër duhanit rindez debatet në komisionin e Shëndetësisë. Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës e konsiderojnë ligjin të dështuar, ndërsa thonë se Task-Forca antiduhan ka kryer kontrolle selektive nëpër subjektet private, kryesisht në Tiranë, pasi nëpër rrethe puna e saj nuk ndihet fare.
Sipas tyre, ligji duhet amenduar ndërsa për zbatimin e tij duhet të përfshihen edhe forcat e policisë.
"Task-Forca që ju keni ngritur ka mbajtur qëndrime selektive. Në disa subjekte është treguar shumë e ashpër, në disa të tjera jo. Unë kam të dhënë që subjektet që gjobiten, gjobiten mbi baza partiake", deklaroi kryetari i komisionit, Et'hem Ruka.
Ndërsa nëkryetari, Tritan Shehu, u shpreh: "Kemi të bëjmë me dështimin e këtij ligji. Një dështim, i cili vë në pozitë të vështirë institucionet që do e zbatonin por edhe ne si Parlament që e miratuam. Unë e konsideroj shumë të vlefshme riaktivizimin e këtij ligji në të gjitha dimensionet e tij".
Por ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, tha se nga monitorimet e kryera, pas punës së Task ? Forcës, konstatohet se ligji po zbatohet në të paktën 70 përqind të territorit.
Tavo ka propozuar dhe rritjen e mëtejshme të akcizës së duhanit. Sipas studimeve të OBSH, nëse akciza mbi duhanin rritet me 10 përqind, kjo do të ulë me 4 përqind konsumimin e duhanit.
Albanian Screen
Add new comment