Eurozonë, formohet “fondi i emergjencës”

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:05

Fondi i ri i përhershëm i Eurozonës, i destinuar për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi dhe bankat, do të shpallet pasditen e hënës nga ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës. 

Mekanizmi Europian i Stabilitetit do të ketë një fond të gatshëm kreditimi prej 500 miliardë eurosh, shumë që do të grumbullohet në dy vitet e ardhshme.

Pritet që mekanizmi të rikthejë besimin e lëkundur në ekonominë europiane dhe të ndihmojë për rikthimin e investimeve në kontinent.

Të gjithë vendet e Eurozonës do të japin kontributin e tyre për formimin e këtij fondi, në proporcion të drejtë me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe përqindje aktuale të defiçitit.

Gjermania, si shteti me ekonominë më të madhe në kontinent, do të jetë financuesi kryesor, me 27% të vlerës së përgjithshme.

Inagurimi i Mekanizmit të Shpëtimit vjen në një moment kritik për Eurozonën, me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë në vështirësi serioze dhe të rrezikuara nga nevoja për kredi të reja.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.