Arkiv-Lajme të përditësuara

BE, debati i vështirë për buxhetin

Postuar në 24 Shtator, 2012 09:19

Zyrtarë të Bashkimit Europian paralajmëruan se do të jetë më e vështirë se kurrë që të arrihet një marrëveshje për buxhetin disa-vjeçar, i cili pritet të votohet së shpejti. 

Ministrat e Financave të vendeve të BE-së u takuan ditën e hënë për bisedime të mëtejshme, ndërsa liderat e vendeve të unionit do të takohen në nëntor në një samit të jashtëzakonshëm, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Komisioni Europian ka propozuar një buxhet të përgjithshëm prej 1,033 miliardë eurosh për periudhën 2014-2020.

INSTAT: Rritet deficiti tregtar, bien importet dhe eksportet

Postuar në 24 Shtator, 2012 05:54

 

Deficiti tregtar ka pësuar një rritje prej 0.4 përqind në muajin gusht krahasuar me muajin korrik. Sipas të dhënave mujore të INSTAT, këtë muaj deficiti ishte 28.3 miliardë lekë, duke shënua një ulje me 13.8 përqind krahasuar me muajin gusht të një viti më parë.

Edhe eksportet kanë shënuar një rënie krahasuarme korrikun, në shifrën e 12.7 përqind, ku u eksportuan 17 miliardë lekë mallra. Importi ishte 45.3 miliardë lekë, me një ulje pesë përqind krahasuar me korrikun e këtij viti.

Greqi, grevë 24 orëshe të mërkurën, sot heshtin mediat

Postuar në 24 Shtator, 2012 04:17

Sindikatat e sektorit publik dhe privat, kanë paralajmëruar grevë mbarëkombëtare për ditën e mërkurë, ndërsa sot mediat në Greqi janë në grevë 24-orëshe. 

Gazetarët, që punojnë në gazeta, radio dhe televizionet private, radio komunale, faqet e lajmeve, dhe mjeteve të tjera kanë ndërprerë transmetimet e lajmeve dhe përditësimin e faqeve të internetit deri nesër në orën 6:00. 

Freedom House: Rritet shtypja e lirisë në internet

Postuar në 24 Shtator, 2012 04:16

Një raport i ri i grupit për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut me seli në SHBA, Freedom House, njofton se qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit, ndërkohë që mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara. 

“Liria në internet 2012”, që mbulon vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012, gjithashtu citon një tërheqje prapa të shoqërisë civile në kundërshtimin e represionit online. 

Greqi, protestë e të burgosurve

Postuar në 24 Shtator, 2012 04:09

Pasditen e së dielës në burgun famëkeq të Koridhalosë, në Athinë, ka mbizotëruar kaosi. 

Qindra të burgosur myslimanë protestuan kundër filmit anti-Islam të prodhuar në Shtetet e Bashkuara që fyen profetin Muhamed. Rebelimi ka filluar në dy prej reparteve ku ndodhen të burgosurit islamikë e më pas është shpërndarë në të gjithë burgun.

Të dënuarit kanë filluar tu vënë zjarrin dysheqeve, dyerve, dritareve, rrobave, ndërsa kanë djegur edhe flamuj amerikanë të improvizuar me mjete rrethanore. 

Referendumi, zviceranët i thonë "Jo" ndalimit të duhanit

Postuar në 23 Shtator, 2012 10:40

Zviceranët i thonë jo ligjit antiduhan në vende të mbyllura. Sipas rezultateve të një referendumi në Zvicër, ata kanë kundërshtuar ndalimin e plotë të duhanit. Hotelet, restorantet dhe baret aktualisht kanë dhoma ku u lejohet duhanpirësve, por kritikët thonë se kjo dëmton ata që punojnë me duhanpirësit.

Në disa kantonte të Zvicrës, mbi 70 përqind e votuesve kanë refuzuar ndalimin, sipas gazetës së Gjenevës. Ky qytet dhe shtatë kantone të tjera kanë vendosur në fakt ndalimin e pirjes së duhanit në vende të mbyllura, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë më pak kufizuese.

 

"S'bëjmë dot transplante", pa mjekë të kualifikuar e pa aparatura

Postuar në 23 Shtator, 2012 10:38

Shqipëria nuk ka as mjekë të kualifikuar dhe as numrin e nevojshëm të  aparaturave në spitalet publike për të bërë transplantet e organeve. Pak ditë pas njoftimit për çeljen e Bankës së parë të Organeve, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë pohojnë këtë fakt. Madje sipas shefit të Nefrologjisë, Nestor Tereska, kjo është edhe arsyeja, që prej gati një viti në QSUT janë pezulluar edhe transplantet e veshkave. Sipas tij, edhe në dy transplantet e vetme të kryera në spitalin publik, kanë asistuar edhe mjekë italianë.

Bjellorusia në prag krize, opozita bojkoton zgjedhjet parlamentare

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:13

Ish-republika sovjetike e Bjellorusisë pritet të përfshihet nga kriza politike, ndërsa vendi mban zgjedhjet parlamentare të cilat janë bojkotuar nga ana e dy partive kryesore të opozitës. Kundërshtarët e presidentit Alexander Lukashenko apeluan votuesit e tyre të mos shkojnë në kutitë e votimit, duke e cilësuar një punë me më shumë vlerë, nëse ata shkojnë të mbledhin kërpudha apo të gatuajnë supë. 

Britania mbijeton edhe pa euron

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:11

Sipas Guvernatorit të Bankës së Anglisë, një nga financierët më të respektuar në botën e financës, planet aktuale të Bankës Qendrore Europiane për shpëtimin e monedhës europiane nuk janë një zgjidhje e përshtashme afatgjatë, se sa thjesht një veprim për të fituar më shumë kohë për gjetjen e alterantivave të tjera. 

Guvernatori i Bankës thote se shtetet anëtare të BE-së kanë punuar shumë gjatë dy viteve të fundit, por “unë nuk mendoj se ka garanci se do të shmangin mbetjen e të gjitha vendeve si anëtare të Eurozonës”, thotë Sir Marvyn King.

Patosi pa rrugë, asnjë investim në 30 vitet e fundit

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:05

Infrastruktura rrugore në qytetin e Patosit është tërësisht e dëmtuar duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Po ashtu, ndotja e ajrit për shkak të pluhurit që ngrejnë makinat ka arritur në nivele alarmante. Banorët e vjetër të qytetit nuk mbajnë mend se kur ka qenë ndërhyrja e fundit në rrugë, por dinë të thonë se rregullimi i tyre është premtuar nga të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie.

"Mbi 25-30 vjet që nuk është vënë dorë te kjo rrugë. Është hedhur një asfalt dhe asgjë tjetër",-thotë një banor. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara