Arkiv-Lajme të përditësuara
Imazhet gjysmë nudo të Kate, gjobitet revista franceze
Një gjykatë franceze ka bllokuar publikimin e fotove gjysmë nudo të Dukeshës së Cambridge, Katherine Middleton. Vendimi erdhi pasi Kate dhe Will thanë se do ta çonin çështjen në gjykatë, pasi bëhej fjalë për një dhunim të privatësisë. Sipas vendimit të gjykatës, botuesit e revistës "Closer" duhet të dorëzojnë brenda 24 orësh, fotografitë origjinale, në një kohë që për çdo thyerje të vendimit, ripublikim apo shpërndarje të fotove, ata do të gjobiten me 10 mijë euro. Imazhet u bënë teksa Dukesha pushonte me bashkëshortin e saj, Princin William në Provence, Francë në fillim të këtij muaji.
Serbia afër mbajtjes së referendumit, Kosova ose Evropa
Shteti serb do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.
Nëse Brukseli insiston për njohje të Kosovës, qytetarët do të vendosin, transmeton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit, raporton Koha.
Burime të kësaj gazete kanë thënë se kreu shtetëror është krejtësisht i vetëdijshëm se politika “edhe Kosovë edhe BE-ja” është ndeshur për muri pas kërkesave gjermane që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.
“Drimades”,privati,në zotërim plazhet e parkingjet
Aktualisht, fshati i Dhërmiut tërheq 25 për qind të kërkesave për leje ndërtimi, në raport me totalin e administruar nga Bashkia e Himarës, por në 5 vitet e ardhshme, mendohet që interesi për leje zhvillimi të arrijë me 45 për qind (në raport me totalin).
Siria në listën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës
“Le Monde”: Në tetor masat shtrënguese mund të mbarojnë
Një dritëz optimizmi lëshon gazeta franceze “Le Monde”, kur shkruan se masat shtrënguese në vendet e krizës, mund të përfundojnë në tetor.
Në shkrimin me titull "Evropa mendon t’iu japë fund masave të kursimit", gazeta franceze “Le Monde”, thekson se në muajin tetor në Greqi, ka gjasa të përfundojnë masat e kursimit.
"Mbaruam me masat shtrënguese në Evropë? Pas Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë ndoshta në tetor, njëra pas tjetrës, vendet në krizë janë të ftuara të lehtësojnë masat shtrënguese", thuhet në artikullin e gazetës franceze.
"Më mirë pa euron". Gjermanët të shqetësuar nga kriza
Meksikë, hakersat protestojnë për votimet
Hakersat meksikanë kanë marrë nën kontroll të paktën 10 faqe interneti qeveritare dhe shumë site të tjera zyrtare në shenjë proteste në ditën që përkujton pavarësinë e vendit.
Hakersat të cilët grupimin e tyre e quajnë Mexican Cyber Protest, shënjestruan faqet e partive politike, organizatave mediatike dhe agjensive qeveritare.
Faqet e sulmuara u zëvendësuan me një mesazh që denonconte zgjedhjet e fundit presidenciale duke i konsideruar ato një mashtrim.
Greqia në euro, 'Der Spiegel': Trojka e ndarë në qëndrime
Në mesin e përfaqësuesve të Trojkës ka mospërputhje mendimesh, lidhur me mundësinë e qëndrimit të Greqisë në euro, bën të ditur sot revista gjermane 'Der Spiegel'.
Sipas revistës, anëtarët e Treshes, përkatësisht përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, Komisionit Evropian dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë pikëpamje diametralisht të kundërta dhe janë të ndarë, veçanërisht për atë nëse Greqia është e aftë të mbetet në eurozonë.
KiE: Greqi, sistemi i sigurimeve shoqërore po rrënohet
Komisioni i ministrave të Këshillit të Europës i ka tërhequr vëmendjen qeverisë greke dhe Trojkës mbi rrezikun e mundshëm të rrënimit të sistemit të sigurimeve shoqërore në Greqi, për shkak të masave shtrënguese, papunësisë në rritje dhe reduktimeve në paga e pensione.
Filmi për profetin Muhamed, protesta edhe në kryeqytetet e BE
