Imazhet gjysmë nudo të Kate, gjobitet revista franceze

Postuar në 18 Shtator, 2012 06:15

Një gjykatë franceze ka bllokuar publikimin e fotove gjysmë nudo të Dukeshës së Cambridge, Katherine Middleton. Vendimi erdhi pasi Kate dhe Will thanë se do ta çonin çështjen në gjykatë, pasi bëhej fjalë për një dhunim të privatësisë. Sipas vendimit të gjykatës, botuesit e revistës "Closer" duhet të dorëzojnë brenda 24 orësh, fotografitë origjinale, në një kohë që për çdo thyerje të vendimit, ripublikim apo shpërndarje të fotove, ata do të gjobiten me 10 mijë euro. Imazhet u bënë teksa Dukesha pushonte me bashkëshortin e saj, Princin William në Provence, Francë në fillim të këtij muaji. Pas "Closer", fotot u publikuan edhe nga "Chi" dhe një revistë irlandeze. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.