Greqia në euro, 'Der Spiegel': Trojka e ndarë në qëndrime

Postuar në 17 Shtator, 2012 05:59

 

Në mesin e përfaqësuesve të Trojkës ka mospërputhje mendimesh, lidhur me mundësinë e qëndrimit të Greqisë në euro, bën të ditur sot revista gjermane 'Der Spiegel'. 

Sipas revistës, anëtarët e Treshes, përkatësisht përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, Komisionit Evropian dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë pikëpamje diametralisht të kundërta dhe janë të ndarë, veçanërisht për atë nëse Greqia është e aftë të mbetet në eurozonë. 

Shprehje e mospërputhjeve brenda Trojkës, janë mënyra e zhvillimit të vendit. Komisioni Evropian është optimist në në këtë çështje, në kontrast me FMN dhe BQE. Kryesore janë dyshimet e FMN-së, lidhur me përshtatshmërinë e paketës së re të kursimit prej 11.5 mld euro, që do të aplikohet në Greqi. Sipas 'Spiegel', FMN konsideron të paarritshëm, qëllimin për reduktimin e borxhit grek në nivele të qëndrueshme. 

Trojka e cila po zhvillon inspektime dhe takime në Athinë, përgatitet të hartojë raportin me ecurinë e reformave në Greqi, raport nga i cili varet lëvrimi i këstit të ndihmës 31.5 mld euro për këtë vend.

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.