Arkiv-Lajme të përditësuara

UNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:49

Numri i fëmijëve që vdesin para se të mbushin moshën 5-vjeçare ka rënë në mënyrë të ndjeshme në 20 vitet e fundit. Këtë gjë e bën të ditur Unicef, sipas të cilit 6.9 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ndërruar jetë krahasuar me 12 milionë në vitin 1990. 

Gjermania aprovon fondin e shpëtimit për eurozonën

Postuar në 12 Shtator, 2012 08:03

Gjykata Kushtetuese në Gjermani i ka hapur rrugën fondit të përhershëm për shpëtimin e eurozonës, që njihet ndryshe si Mekanizmi i Stabilitetit Europian, ESM. 

Por vendimi i marrë sot nga gjykata më e lartë gjermane vjen me një kushtëzim sa i përket kontributit që Gjermania mund të japë në këtë fond, kontribut i cili nuk mund të tejkalojë shifrën e 190 miliard euro. 

Ikin të verbërit, Tafaj: Kërkojnë azil në Belgjikë

Postuar në 12 Shtator, 2012 08:01

 

Greva dhe protesta në Greqi, kundër shkurtimit të pagave

Postuar në 12 Shtator, 2012 07:59

Greqia është përfshirë nga greva dhe protesta të gjera të punonjësve, që kundërshtojnë paketën e kursimit me vlerë 11.5 mild euro, e cila parashikon shkurtime të pagave e pensioneve. 

Në këmbë janë mësues, profesorë, mjekë, ushtarakë, të punësuarit e qeverisjes vendore, të hoteleve, sindikatat e invalidëve etj. 

Europianët nuk e duan Mitt Romney në krye të Shtëpisë së Bardhë

Postuar në 12 Shtator, 2012 04:59

 

Demonstrata anti-amerikane në Egjipt e Libi

Postuar në 12 Shtator, 2012 04:54

Një shtetas amerikan u vra dhe një tjetër u plagos dje në Libi ndërsa një grup militantësh sulmoi konsullatën amerikane në Bengazi, gjatë një proteste kundër një filmi që ata thonë se fyen Islamin. Një turmë e zemëruar e mbledhur jashtë konsullatës i vuri zjarrin ndërtesës. Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi sulmin dhe tha se qeveria është duke punuar me libianët që të sigurojnë kompleksin.

Filmi për "gay"-t, çmim në Pogradec

Postuar në 11 Shtator, 2012 08:17

Edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u mbyll me sukses në Pogradec; duke sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë event, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore. 

Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku dukeshin më të relaksuar këtë vit, ndërkohë që këtë vit, duket se prodhimet kroate ishin të një cilësie shumë më të mirë se filmat e vendeve të tjera. 

"Jo diktat nga BE", Spanja nuk pranon ndihmë me kushte

Postuar në 11 Shtator, 2012 08:16

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy përsëriti se Spanja nuk e ka vendosur ende nëse do të kërkojë ndihmë nga Evropa, por sipas tij, është e sigurt se në asnjë rast spanjollët nuk do të pranojnë t'u diktohet agjenda e shkurtimeve të kërkuara. Që nga muaji mars për Madridin është gati, një plan evropian prej 100 miliardë euro për të shpëtuar bankat iberike.

Revoltohen qytetarët në Korçë, u përjashtuan nga strehimi

Postuar në 11 Shtator, 2012 08:14

 

Anketat: Obama kryeson ndaj Romney

Postuar në 11 Shtator, 2012 08:12

Në Shtetet e Bashkuara, anketat më të fundit tregojnë se të paktën për momentin, Presidenti Obama kryeson me pak diferencë në garën me rivalin e tij Mit Romney, ndërsa të dy kandidatët presidencialë hyjnë në 8-javëshin e fundit të fushatës presidenciale. 

Të dy kandidatët gëzonin mbështetje të barabartë pas përfundimit të Kuvendit të Republikanëve një javë më parë, por pasi zoti Obama pranoi emërimin e demokratëve për një mandat të dytë presidencial javën e kaluar, mbështetja për të u rrit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara