Arkiv-Lajme të përditësuara
Grekët hidhen sërish në protesta
Epiqendra e zemërimit popullor në Greqi ishte orët e fundit qyteti i dytë më i madh i vendit, Selaniku.
Të paktën 25000 vetë, sindikalistë të sektorit privat dhe shtetëror, studentë, pjesëtarë të forcave të policisë, pensionistë dhe organizata të majta, kanë protestuar ditën e shtunë kundër masave të reja të qeverisë së kryeministrit Samaras që ka vizituar këtë qytet me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar.
BBC reportazh për Greqinë: "Dhimbje prapa bukurisë"
Në shkrimin titulluar "Dhimbje prapa bukurisë", redaktori i BBC-së Mark Lowen, njohës i mirë i çështjeve të Greqisë, thekson sakrificat dhe efektet e krizës ekonomike në jetën e përditshme të grekëve dhe përshkruan sezonin turistik të verës që po kalon, duke paraqitur dy anët e medaljes.
Gjuhët e huaja, Dibra: Nivel i dobët i të rinjve
Anëtarët e Agimit të Artë shkatërrojnë tregun e emigrantëve
Në median greke është publikuar një video tronditëse, ku janë filmuar rreth 40 anëtarë të Agimit të Artë, mes të cilëve edhe deputetët e kësaj partie, Germeni dhe Iliopullos, të cilët kanë sulmuar shitësit e tregut të Rafinës, duke iu shkatërruar tezgat dhe mallin.
Videoja u postua fillimisht në websiten e partisë Agimi i Artë dhe duket se është filmuar nga vetë anëtarët e saj.
Strugë, protestë për shkollat shqipe
Nxënësit dhe prindërit e fshatit Podgorçë të Strugës protestuan për mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe në këtë fshat.
Godina jashtë funksionit, mbyllet gjimnazi i Rrëshenit
Obama-Romney, sfida tek punësimi
Shpresa e presidentit amerikan Barack Obama për një fushatë të vrullshme me fjalimin e tij në konventën e demokratëve, është shoqëruar nga shifra zhgënjyese për punësimin.
Zoti Obama mësoi se shifrat për punësimin nuk ishin “edhe aq të mira”, një ditë pasi mbajti fjalimin e shumë pritur në konferencën e partisë së tij në Karolinën e Veriut.
Maqedonia feston 21-vjetorin e Pavarësisë, festa pa shqiptarë
Republika e Maqedonisë feston sot 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, ku qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për një shtet të pavarur dhe sovran.
Mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në referendum iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit "A jeni për një Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?".
Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, që Parlamenti i parë i Maqedonisë shumë partiake e miratoi më 25 janar 1991.
Ekspertët: + 355, zgjidhja më e mirë
Edhe pas më shumë se katër vjetësh që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ende nuk ka kodin shtetëror telefonik.
Në mungesë të këtij kodi, operatorët e telefonisë mobile dhe telefonisë fikse, shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile "Vala" shfrytëzon kodin e Monakos(+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.
Punonjësit e Lufthansës në grevë, anulohen 1200 fluturime
Mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në aeroportet gjermane në një tjetër grevë të personelit të kompanisë ajrore Lufthansa. Greva 24-orëshe ka detyruar firmën të anullojë 1200 fluturime, rreth gjysmën e trafikut të saj ditor duke lënë në tokë 100 mijë pasagjerë.
