Godina jashtë funksionit, mbyllet gjimnazi i Rrëshenit

Gjimnazi i Rrëshenit nuk do të hapet në datën 10 shtator. Mungesa totale e kushteve higjeno- sanitare ka bërë që Inspektoriati i Shëndetit Publik të ndalojë hapjen e shkollës ku mësojnë 650 nxënës. Janë bërë disa inspektime dhe paralajmërime për ndërhyrje në përmirësimin e kushteve por asnjë masë nuk është ndërmarrë nga drejtoria e gjimnazit, madje as për lyerjen e ambjenteve. Sipas drejtoreshës së shëndetit publik kushtet e godinës rrezikojnë jetën e nxënësve.
Në gjimnazin e Rrëshenit nuk ka dyer, dritare, prize, çelësa madje amortizimi i rrjetit elektrik ka bërë që vitin e kaluar të bjerë zjarr në ambientet e tij. Ndërsa rrjeti hidraulik nuk ekziston kanalizimet e ujrave të zeza nuk funksionojnë dhe as furnizim me ujë nuk ka.
Mjafton vetëm një shi që kati i parë i godinës të përmbytet nga ujrat e zeza. Tashmë që vetëm 2 ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor është shumë vonë për ndërhyrje , dhe nuk dihet se ku do të zhvillojnë mësimin 650 nxënës të këtij gjimnazi. Albanian Screen
Add new comment