Arkiv-Lajme të përditësuara
Spanjë, rritet taksa mbi vlerën e shtuar
Taksa mbi vlerën e shtuar në Spanjë u rrit nga 18 në 21 për qind më 1 shtator, rritja më e madhe kjo në historinë e këtij vendi. Kjo rritje pritet ta zhysë Spanjën edhe më thellë në recesion - të paktën fillimisht - dhe kundërshtimi ndaj kësaj mase ndjehet kudo.
Duke përballuar stuhinë ekonomike, Fernando Vázquez Rojas hapi tre restorante në katër vitet e fundit në Sevilje, ku klientët mund të darkojnë për më pak se 20 euro për person - pak më shumë se 25 dollarë.
Greqi, përplasje mes policëve protestues dhe forcave speciale
Incidente dhe përplasje kanë ndodhur sot në mëngjes mes forcave speciale MAT dhe punonjësve të policisë greke, të cilët protestojnë kundër shkurtimeve në pagat e tyre.
Që herët në mëngjes policët-protestues bllokuan portën kryesore të shkollës së MAT, duke mos lejuar forcat speciale të drejtohen drejt Selanikut, ku do të jenë pjesë e masave të sigurisë, për shkak të protestave të paralajmëruara në këtë qytet, gjatë hapjes së Panairit Ndërkombëtar.
Trojka, kërkesë të re: Grekët të punojnë 6 ditë të javës
Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë kanë sugjeruar masa të reja, që përfshijnë edhe rritjen maksimale të ditëve të punës, deri në 6 ditë të javës, pra edhe të shtunën.
Kjo është një nga disa propozime jozyrtare, me qëllim liberalizimin e tregut të punës dhe për të rritur të ardhurat e qeverisë greke, që janë përfshirë në një letër, të zbuluar nga BBC. Propozimi nuk ndodhet në marrëveshjen origjinale të nënshkruar nga Trojka me qeverinë greke.
Gjermani, përkujtohet masakra e Mynih 1972-shit
Ministrat gjermanë do t’i bashkohen të mbijetuarve izraelitë të masakrës së ndodhur në Lojrat Olimpike të Mynihut 1972, në përkujtimin e ngjarjes në aeroportin ku ndodhin tragjedia.
Një ceremoni do të zhvillohen në pistën ushtarake të Fajershtenfeldbrykut, ku u vranë nga terroristët palestinezë nëntë prej 11 atletëve të rrëmbyer nga fshati olimpik.
Dy të tjerët u vranë brenda dhomave të tyre, pasi i bënë rezistencë pengmarrësve.
Greqia, rekord korrupsioni
Greqia vihet nën mbikëqyrje deri në fund të vitit 2012 nga Grupi i Vendeve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Europës (GRECO), pasi sipas tij ka shënuar një dështim të plotë për të luftuar kete fenomen, në sektorin publik dhe privat dhe për të siguruar transparencë në financimin e partive politike.
Michelle Obama fjalim mallëngjyes, Barack e ndjek nga shtëpia
“Besoni sërish tek Barack Obama. Është një njeri që beson tek ëndrra amerikane, sepse e ka jetuar. Ai beson se ajo mund të realizohet pavarësisht vështirësive”. Kështu ka deklaruar zonja e parë e SHBA, Michelle Obama përpara elektoratit, në ditën e parë të konventës së demokratëve në Charlotte.
Para saj shumë demokartë nuk nguruan të sulmojnë programin e kundërshtarit republikan të Obamës, Mitt Romney, por nga goja e Michelle nuk u dëgjua asnjë akuzë.
"Bie" Hollande, 52 % të pakënaqur me presidentin
Tre muaj pas nisjes së detyrës si president i Francës, François Hollande përballet më rënie të besimit nga publiku, ndërsa një sondazh i Institutit IFOP tregon se 52 për qind e të anketuarve shprehen të pakënaqur me kreun socialist të shtetit. Kritikat më të shpeshta në adresë të presidentit janë ato për mosveprim në kushtet e një ekonomie në krizë dhe papunësisë së lartë. Rënia në popullaritet e vendos Hollande në një pozicion delikat përballë zemërimit të publikut në një kohë që përgatitet për buxhetin e vitit 2013, ku parashikohen 30 miliardë euro kursime.
Nuk ndalen shpenzimet
Shpenzimet e Bankës së Shqipërisë nuk ndalen, pavarësisht kritikave të forta në media nga opozita. Kësaj here, plani i BSH synon blerjen e pesë fuoristradave, tre prej të cilave do të jenë të blinduara dhe shërbejnë për transferimin e parave të bankës, kurse dy të tjerat do të jenë për nevojat e stafit.
Në total, banka do të shpenzojë rreth 102 milionë lekë (pra 1 miliard lekë të vjetra), duke shtuar kështu listën e objekteve të blera nga institucioni monetar në shifra të konsiderueshme.
SHBA, 16 trilionë dollarë borxh
Departamenti amerikan i Thesarit konfirmoi se borxhi kombëtar për herë të parë ka tejkaluar 16 trilionë dollarë. Kjo është e barabartë me 50 mijë dollarë borxh për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrtarëve, më vonë këtë vit vlera e borxhit ka të ngjarë të arrijë në 16.4 trilionë dollarë që është kufiri maksimal i borxhit. Nëse ligjvënësit nuk e miratojnë legjislacionin e ri për të rritur kufirin e borxhit, Amerika nuk do të jetë në gjendje të marrë hua për të paguar faturat e saj.
Albanian Screen
Mbingarkesë në kopshte në Tiranë, 35 fëmijë në një grup
