Arkiv-Lajme të përditësuara

Indi, hapet dyqani me emrin "Adolf Hitler". Ankohen hebrejtë

Postuar në 01 Shtator, 2012 05:13

Një dyqan veshjesh në provincën Gujarat në Indi ka shkaktuar debate të zjarrta pasi ka marrë emrin e Adolf Hitlerit. Emri i shkruar me shkronja të mëdha sipër derës si dhe logoja svastika mbi I-në, është cilësuar provokim nga banorët, sidomos nga komuniteti hebraik. 

FMN optimizëm për Greqinë. Berlini: S'ka rishikim të axhendës

Postuar në 01 Shtator, 2012 05:09

FMN shpreh optimizmin se Greqia do të bëjë hapat e nevojshëm, me qëllim rregullimin e programit fiskal, për të hyrë në rrugën e duhur dhe vlerëson angazhimin e qeverisë greke në këtë drejtim. 

Siri, luftime të ashpra në Damask

Postuar në 01 Shtator, 2012 05:08

E shtuna është zbardhur me luftime të ashpra mes forcave opozitare dhe ushtrisë së regjimit në kryeqytetin sirian, Damask. 

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve flasin për bombardime dhe të shtëna armësh thuajse në të gjithë kryeqytetin. Situata është e rënduar dhe rrugët e boshatisura dhe shkëmbime plumbash vërehen edhe në lagjet pranë rezidencave qeveritare. 

Studimet jashtë shtetit, aplikojnë 5 mijë maturantë

Postuar në 31 Gusht, 2012 12:44

Rreth 5000 maturantë kanë plotësuar formularët për të studiuar në universitetet jashtë  vendit. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë për "AS" se nëse do të mbeten vende bosh nga ikja e këtyre të rinjëve jashtë, këto kuota do të shpallen vakante dhe do të jenë një mundësi e mirë për ata që nuk kanë fituar dhe duan të studiojnë në një nga universitetet publike në vend. Sipas statistikave të grumbulluara, pjesa më e madhe e maturantëtve që duan të studiojnë në një nga universitetet evropiane, janë nga Tirana.

Siria, Assange: Po manipulohet media

Postuar në 31 Gusht, 2012 12:38

 

Julian Assange, nga ambasada e Ekuadorit në Londër, komenton situatën gjeopolitike ndërkombëtare, vecanërisht ngjarjet e Sirisë dhe qendrimet e komunitetit ndërkombëtar. 

Në një intervistë për televizionin amerikano-laton, Telesur themeluesi i Wikileaks akuzoi Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Izraelin dhe Francën se nuk u intereson paqja dhe demokratizimi i Sirisë, por vetëm dobësimi i Iranit dhe forcimi i Izraelit në rajon.

Rekord i ri i papunësisë në Greqi

Postuar në 31 Gusht, 2012 07:14

Rekord i ri i papunësise regjistrohet përsëri në Greqi me armatën e të papunëve që numëron tashmë mbi 1.500.000 vetë. 

Sipas statistikave te Eurostat qe u publikuan sot ne Bruksel per muajin maj te ketij viti, papunesia ka shkuar ne 23,1%, duke regjistruar nje rritje prej 37.2% me shume se maji i vitit 2011.E thene ndryshe brenda nje viti kane humbur punen 311.000 persona,pothuajse 900 vete ne dite.

"Amerika" e Romney: 12 milionë vende të reja pune në 4 vjet

Postuar në 31 Gusht, 2012 07:08

Mitt Romney zotohet të rikthejë Premtimin e Amerikës, ndërsa pranoi nominimin nga republikanët për t'u përballur me Barack Obamën në zgjedhjet presidenciale të 12 nëntorit. Gjatë fjalimit në Konventën Kombëtare në Tampa të Floridës, Romni akuzoi presidentin aktual se ka dështuar të përmbushë premtimet dhe nga ana tjetër, paraqiti një plan për pavarësim energjetike të vendit, shkurtim të defiçitit buxhetor dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fjala e Romney kulmoi tre ditët e Konventës republikane dhe u ndoq nga miliona qytetarë në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni masa kundër librit për Bin Ladenin, nxorri sekretet e misionit

Postuar në 31 Gusht, 2012 06:07

Libri “Ditë jo e lehtë” ka tronditur shërbimet sekrete amerikane për shkak të ndikimit që mund të ketë në mbarë botën, operacioni për vrasjen e kryeterroristit Osama bin Laden. 

Pentagoni parashikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër një ish-marinsi amerikan, i cili ka botuar detajet e sulmit për vrasjen e Osama bin Ladenit. 

FMN deklaron se vazhdon të mbështesë Greqinë

Postuar në 31 Gusht, 2012 06:03

“Përfaqësuersit e Trojkës pritet të shkojnë në Athinë javën e ardhshme dhe misioni i tyre do përqëndrohet në reduktimin e deficitit dhe progresin e arritur në reformat strukturore në Greqi, në mënyrë që ky vend të kthehet në trajektoren e rritjes se qendrueshme”, deklaroi përfaqësuesi i FMN, Jerry Rice. 

Z. Rice tha se nuk është në gjendje të përcaktojë kohën e qëndrimit të Trojkës në kryeqytetin grek, pasi kjo do të varet nga progresi i arritur. Ai tha gjithashtu se nuk e di se kur do të jetë gati raporti i Trojkës për Greqinë. 

Rriten çmimet e ushqimeve

Postuar në 31 Gusht, 2012 05:59

 

Çmimet e ushqimeve në rang global janë rritur me 10 për qind në muajin korrik, duke ngritur frikën për një rritje të mëtejshme në vendet më të varfëra të planetit. 

Paralajmërimi është bërë nga Banka Botërore, sipas të cilës vala e të nxehtit dhe thatësira që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të Evropës lindore janë pjesërish shkaqet e kësaj rritjeje. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara