Arkiv-Lajme të përditësuara
AK: Akuza PD-PS për hekurudhat, shqiptarët ende me trenat kinezë
Aleanca Kuq e Zi ka shpalosur sot një nga startegjitë e saj në sektorin ekonomik, forcimin e sistemit hekurudhor dhe vendosjen e trenave elektrik. Nga stacioni qendror i trenave në Tiranë, nën sloganin “22 vjet Shqipëria” pa shina e binare, përfqësuesit e AK akuzuan PD e PS që në regjimin e tyre Shqipëria ka njohur mjerim.
Tkurret ekonomia italiane
Agjencia e vlerësimit të riskut, Moody’s është pesimiste për të ardhmen e Italisë. Në fakt agjencia, pak javë më parë, së bashku me Fitch shprehnin optimizmin se Italia, me masat e ndërmarra nga qeveria Monti deri më tani, do të dalë nga vorbulla e krizës brenda vitit 2013.
Por parashikimi negativ mbetet për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Italisë, që sipas Moody’s për vitin 2012 do të bjerë me 2.5 përqind.
Taksim depozitave të grekëve në Zcivër
Greqia dhe Zvicra do te nenshkruajne nje marreveshje brenda muajit shtator per te taksuar depozitat qe kane transferuar qytetaret greke ne bankat zviceriane ne vitet e fundit.
Lajmin e publikon revista gjermane ‘Der Spigel’, e cila thekson se behet fjale per ato depozita bankare qe nuk justifikohen nga te ardhurat qe ka deklaruar nje taksapagues grek. Sipas artikullit kjo marreveshje ishte nje prej çeshtjeve te biseduara ne takimin Samaras- Merkel ne Berlin, pasi edhe vete Gjermania ka nenshkruar nje marreveshje te tille me Zvicren, Austrine dhe Britanine e Madhe.
14 mijë të zhdukur në Ballkan, AI kritikon qeveritë
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje qeverive të Ballkanit, të hedhin dritë mbi fatin e personave të zhdukur. Në një raport të lëshuar më 30 gusht, në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, Amnesty International, thotë se nuk të dhëna rreth 14 mijë personave që ende llogariten të zhdukur që nga konfliktet e rajonit në vitet 1990.
Irani nuk tërhiqet nga zhvillimi i energjisë atomike
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i energjisë atomike, por Teherani asnjëherë nuk ka synuar prodhimin e armatimit berthamor.
Duke folur sot në hapje të samitit të vendeve te paikunadruaara në Teheran, Hamnei tha se “motoja jonë është energjia bërthamore për të gjithë, ndërsa armatimi atomik për askend”.
Në këtë samit po marrin pjesë afro 30 shefa të shteteve dhe të qeverive, përfshirë edhe presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, dhe atë afgan, Hamid Karzai.
Greqi, Samaras: Masat, 11.5 mld euro do të jenë të fundit
Paketa e masave 11.5 mld euro do të jetë e fundit dhe për 2 vjet Greqia do të ketë ndryshuar, kështu deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras në Komitetin Politik të partisë së tij.
Samaras pranoi se masat që po merren janë të dhimbshme, por janë të pashmangshme, sepse pa to, besueshmëria e Greqisë do të zbriste në “zero” dhe vendi nuk do përfitonte këstin e ndihmës 31.5 mld euro.
Hije të Luftës së II Botërore mbi Mynih
Autoritetet gjermane kryen shpërthimin e kontrolluar të një bombe 250 kilogramshe e mbetur në periferi të Mynihut që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Bomba u gjet gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një kantieri ndërtimi. Menjëherë u informua autoritetet dhe specialist të aktivizimit të bombës u dërguan në vendngjarje. Pas shumë përpjekjesh, për shkak të amortizimit të sipërfaqes së jashtme të bombës, xhenierët u dorëzuan duke hequr dorë nga çaktivizimi i bombës.
Greqi, s’ka marrëveshje për reformat shtesë
Tre liderët e koalicionit qeverisës në Greqi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për masat e reja shtesë në shkurtimet financiare në buxhet për të plotësuar kërkesat e kredidhënësve ndërkombëtarë.
Fotis Kuvelis, kreu i së Majtës Demokratike, pjesë e qeverisë Samaras konfirmoi mungesën e një marrëveshje pas takimit me kryeministrin grek, Andonis Samaras.
Samaras, Kuvelis dhe kreu i PASOK, Evangjelos Venizelos u takuan për të diskutuar në lidhje me paketën e re të shkurtimeve buxhetore që parashikon 11.5 miliard euro kursime brenda 2014.
Al Assad: Lufta do zgjasë. Do fitojmë mbi terroristët
Presidenti sirian, Bashar Al Assad thotë se qeverisë së Damaskut i nevojitet më shumë kohë për të fituar betejën kundër terroristëve. Ai është shfaqur në një intervistë në televizionin proqeveritare al Dunia, gjatë së cilës e ka cilësuar jorealiste idenë e krijimit të zonave të ndërmjetme humanitare brenda Sirisë.
Spanja bie më thellë në recesion
Madridi tha sot se ekonomia spanjolle ka rënë 0,4 për qind, në periudhën prill-qershor, ndërkohë që filloi zbatimi i masave shtrënguese buxhetore të qeverisë. Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia e vendit u tkurr me 0,3 për qind.
Me rreth 25 për qind të spanjollëve pa vende pune dhe me deficitin buxhetor në vend të tretë për nga përmasat në eurozonë, Spanja ka hasur vështirësi për të rritur ekonominë e saj. Fqinjët evropianë kanë rënë dakord për një plan shpëtimi për sistemin bankar spanjoll.
