Arkiv-Lajme të përditësuara
Abuzimet me ilaçet, "mjekët rryshfete nga farmacistët"
Lidhja mes farmacive me mjekëve që detyrojnë pacientët të blejnë barna në farmacitë që u intresojnë atyre, vijon të mbetet problem. Ndërmjet këtyre marrëveshjeve të fshehta, mjekët përfitojnë rryshfet nga farmacistët duke dëmtuar në mënyrë të pandershme konkurrencën në tregun farmaceutik. Konstatimet vijnë nga Urdhëri i Farmacistit, që i ka dërguar një material të detajuar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke i kërkuar marrjen e masave.
Siri, gushti muaji më i përgjakshëm
Ndërsa mbetet edhe një javë deri në fund të muajit, gushti është që tani muaji më i përgjakshëm në konfliktin 17-mujor në Siri.
Sipas të dhënave të publikuara prej forcave të opozitës, më shumë se 3 700 persona, shumica civilë, kanë mbetur viktima të konfliktit.
Ndërkohë, në vend luftimet po intensifikohen, me forcat e ushtrisë së rregullt që kanë lëshuar një sulm të gjerë frontal, të ndihmuar nga bombardimet e artilerisë dhe të avionëve ushtarakë.
Egjipt, përleshje në Kajro
Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi janë përleshur me përkrahësit e tij në Kajro, në atë që është thënë të jetë incidenti i parë i tillë, që kur presidenti islamik mori pushtetin dy muaj më parë.
Në sheshin Tahrir të Kajros, grupe rivale të rinjsh hodhën gurë dhe shishe boshe ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që demonstrata të vogla janë raportuar në zona të tjera të kryeqytetit.Kundërshtarët akuzojnë Morsin dhe Vëllazërinë e tij Myslimane se po kërkojnë të monopolizojnë pushtetin.
Samsung humbet gjyqin ndaj Apple
Samsung duhet t'i paguajë 1 miliardë dollarë dëmshpërblim Apple-it. Vendimi është marrë nga një gjykatë amerikane, e cila ka qenë e ngarkuar me procesin gjyqësor mes dy gjigandëve të teknologjisë botërore. Apple akuzonte Samsung se kishte kopjuar dizajnin e iPhone dhe iPad dhe kërkonte 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim. Samsung, nga ana e tij, akuzonte Apple për "kopje" dhe kërkonte 442 milionë dollarë dëmshpërblim. Samsung pritet të apelojë vendimin e marrë. Dy kompanitë janë prodhues të më shumë se gjysmës së tableta-ve dhe smartphone-ve në mbarë botën.
Drama e refugjatëve në Siri, kanë lënë vendin mbi 200 mijë vetë
Më shumë se 200 mijë persona kanë mbërritur në vendet fqinje gjatë konfliktit 17 mujor në Siri, njoftoi agjencia për Refugjatët e kombeve të Bashkuara. Kjo shifër tejkalon parashikimin prej 185 mijë refugjatëve që OKB kishte dhënë deri në fund të vitit si dhe reflekton intensifikimin e valës së largimeve gjatë javës së fundit. Mbi 30 mijë persona vetëm ditët e fundit kanë mbërritur në kampet e pritjes në Turqi, Liban, Irak dhe Jordani.
Dhuna raciste dhe policore, emigrantët protestë në Athinë
Mijëra emigrantë zhvilluan dje në Athinë një marshim proteste, me qëllim “për të denoncuar rastet e dhunës raciste dhe policore” ndaj të huajve në Greqi.
Rreth 3000 protestues, kryesisht pakistanezë, pas përfundimit të marshimit që nisi në sheshin Omonia, u tubuan para Parlamentit grek.
Më parë, ishin shënuar tensione të kufizuara, kur një pjesë e protestuesve sulmoi dhe goditi katër persona, pa u sqaruar nga policia shkaqet e sulmit dhe viktimat.
Trakte kundër kryeministrit në Prishtinë, “Urdhër arrest” për Thaçin
Dikush e kishte shfrytëzuar natën për të lëshuar fletë me “urdhër arresti” të rreme nëpër Prishtinë në adresë të kryeministrit Hashim Thaçi, zv/kryeministres Mimoza Kusari-Lila dhe ministrave Besim Beqaj dhe Bedri Hamza.
Prishtina u zgjua sot e mbushur me “urdhër arreste”, që të kujtojnë traktet në kohën e luftës antifashiste në Shqipëri.
Deri tani askush nuk e ka marr përsipër ketë aksion.
Pasuritë e Mitt Romney, ja ku shtrihen 250 mln $ e kandidatit
Kandidati republikan, Mitt Romney e ka të shtrirë pasurinë e tij në një seri kompanish aksionere në parajsa të tilla fiskale si ishujt Kajman apo Luksemburg. Investimet jashtë vendit të rivalit të Obamës për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, janë bërë objekt i mbikqyrjes nga publiku dhe shtypi në Shtetet e Bashkuara, pasi u publikuan edhe auditet e brendshme dhe letrat private që lidhen me pasurinë e tij 250 milionë dollarëshe.
Fëmijët e ngujuar. Këtë vit 35 të mitur, mësim në shtëpi
Shkodra vazhdon të jetë rrethi që ka numrin më të lartë të fëmijëve të ngujuar që ndjekin arsimin parauniversitar. Specialistët e ministrisë së Arsimit thonë për "AS", se edhe këtë vit shkollor, fëmijët e ngujuar do të marrin mësim pranë banesave të tyre, në sajë të mësuesve që janë vënë në dispozicion. Krahas arsimtarëve që janë të trajnuar posaçërisht për këta nxënës, në banesat e tyre, 2 herë në javë shkon dhe një psikolog.
Greqi, qeveria u jep privatëve rrugën "Egnatia" për 40 vjet
