Arkiv-Lajme të përditësuara

Sulmohet faqja në internet e gjykatës që dënoi “Pussy Riot”

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:17

Hakera të panjohur sulmuan faqen në ueb te gjykatës ruse, e cila dënoi me nga dy vite burg tri anëtaret e rock-bendit “Pussy Riot”. 

Në faqën e internetit të gjykatës Kamovniçeski të Moskës, hakerat postuan slogane në mbështetje të “Pussy Riot”, komente të ndryshme dhe një video-klip të këngëtarit homoseksual të Bullgarisë, Azis. 

Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi sulmin bërë faqes. 

Ngadalësohet ekonomia, më pak të ardhura nga TVSH e tatimit mbi fitimin

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:15

Buxheti i shtetit ka grumbulluar më pak të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar që është taksa që tregon konsumin dhe tatimin mbi fitimin, që dëshmon për gjendjen financiare të biznesit. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave rezulton se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, taksa kryesore, që është tatimi mbi vlerën e shtuar siguroi të ardhura në vlerën e 64.6 miliardë lekëve, ose rreth 1.6% më shumë se një vit më parë. 

Ngadalësohet ekonomia, më pak të ardhura nga TVSH e tatimit mbi fitimin

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:15

Buxheti i shtetit ka grumbulluar më pak të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar që është taksa që tregon konsumin dhe tatimin mbi fitimin, që dëshmon për gjendjen financiare të biznesit. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave rezulton se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, taksa kryesore, që është tatimi mbi vlerën e shtuar siguroi të ardhura në vlerën e 64.6 miliardë lekëve, ose rreth 1.6% më shumë se një vit më parë. 

Greqia përgatit shkurtime të tjera

Postuar në 21 Gusht, 2012 05:12

Zbatimi i reformave strukturuese në vendet periferike të zonës euro, si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar por nuk ka zgjidhur tërësisht ekuilibrat e brendshëm të zhvilluar nga këto vende para krizës. 

Kështu thotë agjencia ndërkombëtare e kreditimit “Moody’s”, e cila nënvizon se korrektimi është plotësuar deri në gjysmë të rrugës dhe mund të kërkojë vite të tjera për të përfunduar. 

Moody’s për vendet në krizë: Zgjidhja do kërkojë shumë vjet

Postuar në 21 Gusht, 2012 03:51

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s vlerëson se reformat e miratuara nga Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja kanë ndihmuar për të përmirësuar situatën ekonomike në këto vende, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të tyre do të zgjasë shumë vite. 

"Zbatimi i një numri të caktuar reformash strukturore në vendet e eurozonës si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar situatën, por ende nuk ka zgjidhur disekuilibrat e jashtëm që u zhvilluan në këto vende para krizës", thotë Moody’s në një deklaratë për shtyp. 

Taskë-forcë antiduhan, nga 1 shtatori fillojnë gjobat

Postuar në 20 Gusht, 2012 11:07

Nisi këtë të hënë punën taskë-forca kundër produkteve të duhanit. Grupi i punës do të inspektojë deri në datën 1 shtator baret dhe restorantet në të gjithë vendin. Masa e parë për çdo shkelës të këtij ligji do të jetë paralajmërimi. Pas rikontrollit, që do të vijojë pas 1 shtatorit nuk do të kursehen gjobat, që nisin nga 50 mijë lekë. Nese ato nuk do të paguhen brenda 10 ditësh, do të jetë përmbarimi vjelësi i tyre. Çdo ditë që kalon nga pas 10 ditëshit, që pritet gjoba, ajo do të paguhet me kamatë vonesë.

I nxehti pushton Europën, Gjermania e Franca me 40 gradë

Postuar në 20 Gusht, 2012 11:04

Europa qëndrore është përfshirë nga temperaturat e larta të cilat për disa vende janë të pazakonta. 
Jugu i Francës njihet për verën e nxehtë, por jo edhe Parisi. I nxehti në kryeqytetin francez arriti kulmin ndërsa kjo ndodhi edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. 
Ndërkohë mediat britanike bënë të ditur se vapa ia kishte kaluar edhe Karaibeve, megjithatë i nxehti në këtë vend as që mund të krahasohej me të Gjermanisë, ku temperatura në shumë rajone shkoi në 40 gradë Celsius. 

Serbi: Mbështetja për anëtarësim në BE, nën 50%

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:33

Numri serbëve që mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ka rënë nën 50%, tregon një anketim i opinionit i publikuar sot. Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tani, 49% e votuesve do të thonin "po", 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij hulumtimi, 8% e të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë.

Hulumtimi është realizuar nga Byroja për BE e qeverisë së Serbisë dhe janë anketuar 1034 persona, në fund të muajit qershor, ka njoftuar Zyra për shtyp e qeverisë së Serbisë.

Kriza, studentët grekë kthejnë sytë në shkollat e Ballkanit

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:28

Kriza ekonomike në Greqi ka shkaktuar ndryshim në gjeografinë e shkollimit universitar dhe shumë studentë grekë, tani kanë kthyer sytë nga Ballkani. 

Edhe pse shumë familje greke përballen me probleme serioze për shkak të masave shtrënguese, vazhdojnë të dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë jashtë vendit, por me ndryshimin se tani kanë filluar të preferojnë vende si Rumania dhe Bullgaria për shkak të kostos më të ulët. 

Bulqizë, 66 minatorë protestë në ditën e 6-të ndaj ACR

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:27

Hyri sot në ditën e 6-të protesta e 66 minatorëve të Bulqizës ndaj firmës ACR që sipas tyre nuk i lejon të nisin punën në galeri. 
Ata shprehen se ACR ka shkelur marrëveshjen ndaj do të vijojnë tubimin para galerive të minierës duke kërcënuar se do të hidhen në grevë urie. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara