Arkiv-Lajme të përditësuara

Juncker: Grexit, i mundur, por rreziku i pallogaritshëm

Postuar në 18 Gusht, 2012 10:39

Një mesazh të ri tepër të qartë i dërgon Athinës disa orë para vizitës së tij në kryeqytetin grek, kreu i Eurogrup, Jean-Claude Juncker. 

Kreu i Eurogrupit thekson se Greqia nuk do të largohet nga zona euro dhe thotë se “ndoshta duhet t'i jepet më shumë kohë për të zbatuar programin e saj shtrëngues”. 

"Një dalje e Greqisë nga euro është teknikisht e mundur, por rreziku politik i një zhvillimi të tillë është i pallogaritshëm", tha Junker. Duke folur për gazetën Tiroler Tageszeitung ai shpreh besimin se vendi do të mbetet në euro. 

Spanjë, rriten huatë e këqija

Postuar në 18 Gusht, 2012 10:35

Huatë e këqija të bankave spanjolle janë rritur ndjeshëm duke shënuar në muajin qershor një nivel rekord. Banka e Spanjës deklaroi se aktualisht janë 200 miliardë dollarë hua që rrezikojnë të mos paguhen. 

Shifra është më shumë se 9 për qind e portofolit të përgjithshëm të huave, thote 'Zeri i Amerikes', më e larta që kur banka filloi të mbante të dhënat 50 vjet më pare. Shumë nga huatë e papaguara janë nga ndërtuesit dhe interesat e tjera të huave të pasurive të patundshme. 

Fushata në SHBA, debat për shlyerjen e taksave

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:50

Presidenti amerikan Barak Obama, në fushatë për të marrë edhe një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka sfiduar rivalin e tij republikan në këtë garë për të publikuar pesë vitet e fundit të kthimit të taksave, e nëse Mitt Romney e bën këtë, atëherë Obama premton të heqë dorë nga kjo temë gjatë aktiviteteteve elektorale. 

Bien aksionet e Facebook në bursë

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:44

Faqja e rrjetit social Facebook ka humbur gati gjysmën e vlerës së aksioneve, vetëm tre muaj pas debutimit të saj në bursë. Aksionet e kompanisë amerikane iu ofruan për herë të parë investitorëve në maj për 38 dollarë, duke e çuar vlerën e kompanisë në rreth 100 miliardë dollarë, dhe çmimi i ditës së parë në treg arriti  45 dollarë, por vlerësimi ka rënë vazhdimisht qysh atëherë. 

Rrënohet biznesi grek. 70 mijë sipërmarrje në prag falimentimi

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:43

Biznesi i vogël dhe i mesëm ndodhen në gjendje kritike në Greqi, në përpjekje të përditshme për të mbijetuar, thonë analistët, duke shtuar se kriza financiare që vazhdon i ka çuar mjaft prej këtyre bizneseve drejt falimentimit apo u ka rrudhur të ardhurat. Fitimet kanë rënë me 34.5 për qind në gjysmën e parë të këtij viti. Një numër i madh biznesesh nuk janë në gjendje të paguajnë kreditë, apo furnizuesit.

BBC: Valë krimesh në mes të kursimit të ashpër në Greqi

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:35

 

Në reportazhin e BBC mbi krimin në Greqi, thuhet se "grekët po përballen me një rritje të krimit dhe policia nuk duket në gjendje për ta ndaluar". 

BBC e nis reportazhin e vet me vrasjen e një 75 vjeçari në apartamentin e tij në mes të ditës, duke theksuar se "ngjarje si kjo janë duke u bërë të zakonshme në një vend, që deri pak vite më parë, kishte normat më të ulta të krimit në BE." 

Shembja e shtëpisë muze, të rinjtë në protestë

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:31

Disa të rinj zhvilluan të shtunën në mesditë një protestë të heshtur para rrënojave të Shtëpisë së Flamurit. 

Protesta e të rinjve kishte si qëllim reagimin ndaj humbjes dhe shkatërrimit që po i bëhet vlerave të qytetit.

"Shtëpia e Flamurit, e shembur qëllimisht nën hundën e administratës", thonë të rinjtë.

Shtëpia e Republikes do rindërtohet

Kuotat e masterave. 16 mijë pranime, dominojnë profesionalet

Postuar në 17 Gusht, 2012 10:07

Edhe këtë vit prioritet u është dhënë masterave profesionalë, në krahasim me ata shkencorë. Ky fakt bëhet i ditur nga kuotat e miratuara vetëm një ditë më parë nga Qeveria. Në rreth 16 mijë pranime që do të bëhen në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, kuotat për masterat profesionalë për kandidatët brenda vendit dhe jashtë, zënë një numër të konsiderueshëm që shkon në 9658 pranime, ndërsa për masterat shkencorë kjo shifër është rreth 7586 pranime. 

Optimizëm në bursa, injorohen deklaratat e Finlandës

Postuar në 17 Gusht, 2012 10:05

Tregjet globale kanë pësuar rritje pasi kancelarja gjermane Angela Merkel rinovoi angazhimin e saj për mbrojtjen e euros dhe apeloi për veprime të shpejta në drejtim të marrëdhënieve me të ngushta mes partnerëve të eurozonës. Indeksi gjerman DAX u hap 0.2 për qind më lart këtë të premte, dhe kapi nivelin sipër 7 mijë pikëve, i cili cilësohet një numër i rëndësishëm psikologjik për të ruajtur optimizmin e tregjeve. 

Skandali me 'Shtëpinë e Flamurit', Peleshi: Të gatshëm ta rindërtojmë vetë

Postuar në 17 Gusht, 2012 05:14

Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi ka reaguar sërish sot në lidhje me skandalin e shembjes së ‘Shtëpisë së Flamurit’. Kryebashkiaku Peleshi, i cili mesditën e djeshme denoncoi precedentin,  thekson se Bashkia Korcë është e gatshme të rindërtojë me buxhetin e saj shtëpinë muzeale. 

Peleshi i ka bërë thirrje Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të lejojë nisjen e rikonstruksionit të ndërtesës, duke vlerësuar se arkitektët e Bashkisë janë të gatshëm të bëjnë projektin vullnetarisht. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara