Fushata në SHBA, debat për shlyerjen e taksave

Presidenti amerikan Barak Obama, në fushatë për të marrë edhe një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka sfiduar rivalin e tij republikan në këtë garë për të publikuar pesë vitet e fundit të kthimit të taksave, e nëse Mitt Romney e bën këtë, atëherë Obama premton të heqë dorë nga kjo temë gjatë aktiviteteteve elektorale.
Romney i cili ka bërë publike taksat e tij për vitin 2010 dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe për të dhënat e vitit 2011, e ka refuzuar ofertën nga kampi i Obamës. Të enjten ai deklaroi se nuk ka paguar kurrë taksa nën nivelin 13 për qind në 10 vitet e fundit. Manaxheri i fushatës së Obamës, ndërkaq, kërkoi publikimin e të dhënave të pesë viteve të fundit, përmes një letre drejtuar Romney-t të premten.
Transparanca në pagimin e taksave është kthyer në një veprim standart në fushatat e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Romney thotë se po ndjek shembullin e senatorit republikan që publikoi taksat e dy viteve në fushatën e 2008-ës, kundër Obamës. Sipas tij, kritikët vetëm sa do të shtrembëronin informacionin që ai do të jepte, nëse do të merrte parasysh ofertën e Obamës. Demokratët në mënyrë të përsëritur kanë vënë në dyshim nëse ish-governatori i Massachusetts ka diçka për të fshehur nga taksimi i pasurisë së tij të madhe prej 250 milionë dollarësh.
Taksimi maksimal në Shtetet e Bashkuara për rrogat është 35 për qind, por taksat mbi kapitalin janë më të ulëta.
Rreth 44 për qind e amerikanëve besojnë se rritja e taksave mbi të pasurit do të ndihmonte ekonominë, 22 për qind besojnë të kundërtën. I njëjti sondazh tregon se dy në tre qytetarë besojnë se propozimet Obama për taksat do ta bëjnë sistemin më të drejtë.
Albanian Screen
Add new comment