Bien aksionet e Facebook në bursë

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:44

Faqja e rrjetit social Facebook ka humbur gati gjysmën e vlerës së aksioneve, vetëm tre muaj pas debutimit të saj në bursë. Aksionet e kompanisë amerikane iu ofruan për herë të parë investitorëve në maj për 38 dollarë, duke e çuar vlerën e kompanisë në rreth 100 miliardë dollarë, dhe çmimi i ditës së parë në treg arriti  45 dollarë, por vlerësimi ka rënë vazhdimisht qysh atëherë. 

Ndërsa investitorët e hershëm u lejuan të shisnin aksionet e tyre për herë të parë të enjten, vlera e ra dje në një nivel të ri prej 19,87 dollarë nje aksion, kurse çmimi sot arriti në 19,10 dollarë. Me këtë çmim vlera e kompanisë ka rënë me rreth 50 miliardë dollarë. Facebooku ka më shumë se 950 milion përdorues në mbarë botën të cilët hedhin fotografi dhe informacione rreth jetës të tyre si dhe bashkohen në grupe me interesa të përbashkëta.

 

VOA 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.