Rrënohet biznesi grek. 70 mijë sipërmarrje në prag falimentimi

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:43

Biznesi i vogël dhe i mesëm ndodhen në gjendje kritike në Greqi, në përpjekje të përditshme për të mbijetuar, thonë analistët, duke shtuar se kriza financiare që vazhdon i ka çuar mjaft prej këtyre bizneseve drejt falimentimit apo u ka rrudhur të ardhurat. Fitimet kanë rënë me 34.5 për qind në gjysmën e parë të këtij viti. Një numër i madh biznesesh nuk janë në gjendje të paguajnë kreditë, apo furnizuesit.

Më shumë se 68.000 biznese të vogla dhe të mesme, të gjendura nën barrën e borxheve kanë falimentuar përgjatë dy viteve të fundit.  Analistët paralajmërojnë se edhe 67.000 mijë biznese ndodhen në prag falimenti deri në fund të vitit.
"Shitjet nuk justifikojnë tregun. Jemi të detyruar të punojnë për të paguar borxhet, në vend që të fitojmë", thotë Pavlos Politakis, anëtar i këshillit administrativ të Konfederatës Greke të Tregtisë.

Sipas një sondazhi të fundit të sjellë nga gazeta e përditshme TO ETHNOS, gjashtë në dhjetë biznese po marrin në konsideratë të shkurtojnë numrin e të punësuarve të tyre në muajt e afërt. 

Nga ana e tyre, edhe klientët ankohen. "Situata është tragjike. Turp t'ju vijë. Nëse politikanët nuk largohen, asgjë nuk ka për të ndryshuar", thotë një banor i Athinës. Sipas tyre, cmimet e produkteve janë rritur në mënyrë të pajustifikuar. 

Të dhënat e fundit treguan se papunësia në Greqi kërceu në 23.1 për qind në muajin maj dhe një numër i madh qytetarësh kanë humbur edhe sigurimin e tyre shëndetësor.

Autoritetet në Athinë kanë pezulluar përkohësisht bisedimet për të përcaktuar masat e reja në përmbushje të kushteve ndaj ndihmës europiane. Por, atyre do t'ju duhet të shkurtojnë 150 mijë vende pune në sektorin publik deri në 2015, ndërsa Greqia përpiqet të arrijë afatin e vendosur në fund të gushtit për shkurtimin e 11.5 miliardë eurove në shpenzime buxhetore.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.