Arkiv-Lajme të përditësuara
Tjetër gafë e Romney
Një gafë e re i shtohet listës së mëparshme të kandidatit republikan për Shtëpine e Bardhë, Mitt Romney.
Gjate turit të tij elektoral ai ndaloi në Majami, me shpresën për të marrë mbështetjen e komunitetit kubano-amerikan me shume influencë në Shtetet e Bashkuara.
Greqi, s’ka fonde për ngrohjen e shkollave
Federata e mësuesve në shkollat fillore të Greqisë ka dhënë alarmin mbi rrezikun se, nga mungesa e fondeve shtetërore për shkak të krizës ekonomike, dimrin e ardhshëm institucionet arsimore mund të mos jenë në gjendje të paguajnë për ngrohjen e tyre.
Federata, bën të ditur shtypi i sotëm grek, ka njoftuar se rata e parë e fondeve publike të destinuara për vitin e kaluar shkollor është shkurtuar me një të tretat.
Ndërsa rata e dytë, që pritej të mbërrinte prillin e kaluar, duhet ende të paguhet, njoftojnë më tej mediat greke.
Siri, bombardime në Damask dhe rajon
Ushtria siriane bombardoi sot në agim disa lagje të Damaskut ku në 48 orë të paktën 45 persona kanë humbur jetën, 36 prej të cilëve civilë, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSHD).
''Predhat kanë goditur sot në mëngjes Assalin, Nahar Aïcha, Qadamin, Irbine, al-Tal dhe ArtouzIN'', theksoi OJQ-ja, që bazohet në një rrjet militantësh dhe dëshmitarësh.
Përplasje kanë ndodhur gjithashtu dhe në qytetin rebel Harasta, në verilindje të kryeqytetit.
Bie GDP-ja greke
Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Greqisë ka rënë 6.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, çfarë, megjithatë, është një përmirësim i vogël në krahasim me rënien prej 6.5% në tremujorin e parë.
Shifrat janë bërë publike nga Agjencia greke për Statistika.
Vendi po kalon vitin e pesë të recesionit, ndërsa institucionet financiare kanë paralajmëruar se recesioni i 2012-ës mund të jetë më i keq seç është paraparë.
Ndotja e ujit, DSHP: Puset burim bakteresh
Puset e hapura në Tiranë vend e pa vend, janë origjina e ndotjes së ujit që vjen në banesat tona. Ato janë një nga shkaktarët, pavarësisht se uji që vjen deri në rubinetat e shtëpive, futet në një rrugë të gjatë filtrimi. Autoritetet e shëndetësisë thonë se këto puse nuk duhet të përdoren për ujë të pijshëm, por për nevoja të tjera. Ndërkohë që hedhin idenë se duhet të përdoren mënyra të tjera alternative për furnizimin me ujë të pijshëm.
Frenohet rritja, efekti i krizës ekonomike në Japoni
Ekonomia e Japonisë u rrit me vetëm 0.3 për qind në periudhën prill-qershor, gjysma e ritmit të parashikuar duke nxitur shqetësime për uljen në shpenzimet e konsumatorëve, por dhe peshën e krizës së borxhit europian mbi ekonominë globale.
Kontroll ushqimeve, AKU: Problem shitësit ambulantë
Në pikun e sezonit turistik, inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë intesifikuar kontrollet në të gjitha baret, restorantet e hotelet që ju shërbejnë konsumatorëve. Gjatë një interviste për AS, shefi i inspektimeve në AKU thotë se ndryshe nga vitet e tjera, në zonat bregdetare nuk ka probleme me sigurinë ushqimore. Ai thotë se nuk ka patur raste të ushqimeve të skaduara, megjithatë kontrollet do të vazhdojnë.
Fuchs: Gjermania do përdorë veton mbi ndihmën për Greqinë
Gjermania do bllokojë ndihmën e mëtejshme financiare për Greqinë, nëse vendi dështon të përmbushë plotësisht reformat, siç është rënë dakord në bazë të paketës së shpëtimit. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë i qeverisë së Merkel.
“Gjermania do të përdorë të drejtën e saj të vetos, në qoftë se konsideron se Greqia nuk i ka plotësuar kushtet për ndihmën", tha Michael Fuchs, nënkryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet CDU, për gazetën Handelsblatt.
Programi bërthamor i Iranit
Irani ka nisur punën për mbushjet bërthamore të raketave. Lajmi është shkruar në dy gazeta izraelite: liberalen “Haaretz”, kritike e Benjamin Netanjahut dhe "Israel Hayom", pro-qeveritare.
"Haaretz" shkruan se dokumentet e Shërbimeve Kombëtare, të hartuara nga administrata Obama përfshijnë përditësime të minutës së fundit për progresin e shënuar në zhvillimin e mbushjeve bërthamore të raketave "përtej qëllimit të njohur".
Privatizohet Posta Greke dhe ndërmarrja e prodhimit të armëve
Komisioni ndërministror i privatizimeve vendosi shitjen deri të të gjithë aksioneve që ka shteti në Postat Greke (ELTA). Komisioni autorizon Fondin e Shfrytëzimit të Pasurisë Publike të planizojë, të vendosë dhe të menaxhojë procesin e ankandit për shitjen e aksioneve të ELTA.
Gjithashtu, komisioni ndërministror vendosi shitjen edhe të aksioneve shtetërore në ndërmarrjen e prodhimit të armëve (ELVO).
