Ndotja e ujit, DSHP: Puset burim bakteresh

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:34

Puset e hapura në Tiranë vend e pa vend,  janë origjina e ndotjes së ujit që vjen  në banesat tona. Ato janë një nga shkaktarët, pavarësisht se uji që vjen deri në  rubinetat e shtëpive,   futet në një  rrugë të gjatë  filtrimi.  Autoritetet e shëndetësisë thonë se këto puse  nuk duhet të përdoren për ujë të pijshëm, por për nevoja të tjera. Ndërkohë që hedhin idenë se duhet të përdoren mënyra të tjera alternative për furnizimin me ujë të pijshëm.

"Këto pusshpime furnizojnë një pjesë të Tiranës që janë të ndërtuara prej vitesh, ku nuk ka pasur ndërtime informale. Sot situata është krejt tjetër, ndërtimet kanë arritur deri në perimetrin shumë afër këtyre puseve, çka bën të mundur pastaj si rezultat i depërtimit të ujërave të zeza nëntokësore kemi dhe ngarkesa bakteriale. Duhet të gjenden burime të tjera alternative për tu furnizuar dhe ato puse absolutisht që nuk do ti humbasin funksionet se mund të përdoren për zjarrfikëset, për problematikat e tjera të cilat janë mjaft të nevojshme në një metropol kaq të madh", thotë Mhill Gecaj, drejtor i drejtorisë së shëndetit publik, Tiranë.

Autoritetet e shëndetsisë  shprehen se nga monitorimet e  përditshme,  është venë re se në Tiranë  uji  në pjesën më të  madhe është i pastër, ndërkohë që në bashkinë Kamëz  ka probleme me ndotjen e tij. Sipas analizave uji ka ngarkesë bakteriale dhe në këtë zonë  duhet të ketë ndërhyrje emergjente.

"Një problem tjetër që ne kemi konstatuar është bashkia Kamëz. Edhe këtu ka nevojë për ndërhyrje të tilla, sepse dhe këtu herë pas here janë konstatuar ndotje", vijon Gecaj.

Vetëm gjatë  muajit korrik specialistët kanë kryer rreth 660 monitorime për ujin e pijshëm.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.