Arkiv-Lajme të përditësuara

Protestonin për pagat, vriten 30 minatorë në Afrikën e Jugut

Postuar në 17 Gusht, 2012 04:31

 Policia në Afrikën e Jugut ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 30 minatorë në minierën Marikana. Sipas dëshmitarëve, forcat e rendit, nisën të qëllonin pasi minatorët që mbanin në dorë shkopa, hanxharë e mjete të ndryshme për t'u përleshur me policinë. 

Miniera, pronë e Lonmin, ka qenë në në qendër të një mosmarrëveshjeje të dhunshme mbi pagat, e nxitur edhe nga tensionet mes dy sindikatave rivale, Bashkimi Kombëtar i Minatorëve dhe sindikata e re e Minatorëve dhe Ndërtimit, që përfaqëson minatorët. 

SHBA, debati mbi taksat e Romney

Postuar në 17 Gusht, 2012 04:23

 

Kandidati për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, deklaroi se nuk ka paguar kurrë më pak se 13% tatim mbi fitimin, në një debat nëpërmjet të cilit synon t’i japë fund spekulimeve mbi financat e tij personale. 

”Mendoj se në vitet e fundit, kam paguar mesatarisht në taksa rreth 13,6% të fitimeve të mia personale ose diçka të ngjashme”, deklaroi Romney.

Në janar, Romney publikoi të dhënat për tatimet e tij në vitin 2010, por kandidati republikan ka refuzuar që të publikojë të dhënat e viteve të mëparshme.

Ekspertët: Greqia mund të dalë nga eurozona në shtator

Postuar në 16 Gusht, 2012 10:40

Ditë e re parashikime të reja për daljen e Greqisë nga eurozona, njofton sot media greke, por kësaj here ajo thekson se kjo mund të ndodhë muajin e ardhshëm. 
"Pyetja është kur dhe jo nëse. Muajin e ardhshëm në Gjermani do të ketë Ratifikim të Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM) dhe është e mundur të shihni situatë në të cilën 
Greqia të dalë nga eurozona. ESM është ratifikuar. Spanja edhe Italia hyjnë dhe kërkojnë para. Ekziston ndjenja se koha po kalon", deklaroi për CNBC-në Paul Dey, një nga ekonomistët kryesorë në "Market securities". 

Serbia në recesion, inflacioni në rritje

Postuar në 16 Gusht, 2012 10:31

Inflacioni do të vazhdojë të rritet, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto do të ulet gjatë vitit 2012 në Serbi, lajmëroi Banka Qendrore e vendit ballkanik ditën e enjte. 

Statistikat u publikuan në analizën monetare të Bankës të Serbisë dhe u prezantuan nga guvernatori Branko Hiniç.

Inflacioni do të arrijë kulmin e tij në pjesën e parë të 2013-s, duke tejkaluar dukshëm kufirin prej 5,5% të vendosur prej Beogradit.

Finlanda do të braktisë Eurozonën?

Postuar në 16 Gusht, 2012 10:28

Ndonëse prej më shumë se një viti flitet për një braktisje të mundshme të monedhës së përbashkët nga ana e Greqisë apo vendeve të tjera në vështirësi brenda Eurozonës, vendi i parë që mund të braktisë “anijen që fut ujë” mund të jetë një kandidat i paparashikuar… Finlanda. 

Ditën e enjte, kjo hipotezë u vendos në koopertinën e revistës më të rëndësishme vendase, “Soumen Kuvelehti”, që hapi numrin e saj me titullin “Euro apo jo?”.

Birra Korça rekord konsumimi në ditën e parë të festës

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:46

Festa e birrës në Korçë ka nisur mbrëmjen e djeshme me një çelje madhështore, ndërsa “Birra Korça” ka thyer rekordin e konsumit të gotave të birrës që natën e parë të festës, me atë të 30 mijë gotave. 

Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes, kur u shënua edhe fillimi i festës së birrës në ambientet e Parkut Rinia, ndërsa mijëra pjesëmarrës nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe emigrantë iu drejtuan tendave të Birrës Korçs, duke shijuar birrën e parë shqiptare, që sikurse shprehen edhe vetë ata është një birrë e shkëlqyer. 

Lushnja në plehra, bashkia: Nuk kemi fonde për landfill

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:25

Mungesa e vendgrumbullimit të mbeturinave në Lushnjë e ka ndotur ndjeshëm qytetin vitet e fundit. Rrugët periferike të tij janë pushtuar nga grumbujt e plehrave, ndërsa një lagje e populluar 10 vitet e fundit bashkëjeton me to. Përgjegjës për këtë situatë, kryetari i bashkisë, Fatos Tushe, shprehet se institucioni që drejton nuk ka fonde për rehabilitimin e fushës së grumbullimit dhe më tej për ndërtimin e një landfildi. 

SHBA, hetim 7 bankave më të fuqishme

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:23

Shtatë banka, përfshirë HSBC dhe Bankën Mbretërore të Skocisë, do të merren në pyetje në SHBA në lidhje me dyshimet për manipulime me normën bazë të interesit për dhënien e kredive. 

Bankat e tjera që janë thirrur nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut janë Barclays, Citigroup, Deutsche Bank, JPMorgan dhe UBS. 

Muajin e kaluar Barclays u gjobit me 290 milionë paund nga entet rregullatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të tilla. 

66 minatorët e Bulqizës 3 ditë protesta, paralajmërojnë grevë urie

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:20

Minatorët e zonës D mes tyre edhe gra, të cilët u bllokuan nga policia private e ACR-së një ditë më parë, duke mos i lejuar të nisnin punën në minierë, kanë protestuar sërish sot para galerisë 39 ku dhe punonin. 

Minatorët shprehen se tashmë janë plotësuar kushtet për të rinisur puna. “Firma turke ka rikonstrukturuar galeritë. Jemi me kontrata të rregullta”, shprehen ata. 

66 minatorët paralajmëruan se brenda tre ditëve nëse nuk u lejohet të rinisin punën do të futen menjëherë në grevë urie, pasi po u shkelen të drejtat e tyre.

 

Ballkanweb.com

Vlerësim për franko-gjermanët, OECD: Duhet rritje në vend të kursimit

Postuar në 15 Gusht, 2012 09:13

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris deklaron se ka pak arsye për t'u gëzuar me të dhenat më të fundit të publikuara, sipas së cilës dy motorët ekonomikë të Evropës boshti franko-gjerman ka ecur më mirë nga sa pritej në tremujorin e dytë të 2012. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara