Arkiv-Lajme të përditësuara

Kriza, Finlanda: Mur i ri Berlini

Postuar në 23 Gusht, 2012 05:26

 

Një mur i ri Berlini që ndan veriun nga jugu i Evropës, në kuptimin e zonës euro, mund të ngrihet sipas ministrit finlandez për Çështjet Evropiane, Alexander Stubb. 

“Evropa ka qenë e ndarë për rreth 50 vjet mes lindjes dhe perëndimit, prandaj është e kotë ta ndash sot mes veriut dhe jugut”, ka deklaruar Stub për gazetën suedeze “Dagens Nyhter”. 

SHBA, “dekadë e humbur” për klasën e mesme

Postuar në 23 Gusht, 2012 05:25

 

Klasa e mesme në Shtetet e Bashkuara po jeton një “dekadë të humbur”, pasi pjesa e saj nga të ardhurat e shtetit është reduktuar nga të pasurit. 

Kështu thotë një raport i hartuar nga Pew Research Center, sipas të cilit 62 për qind të klasës së mesme amerikane kanë deklaruar se janë detyruar të reduktojnë shpenzimet. 

Pasuria e fushatës së Obamës më e vogël se ajo e Romneyt

Postuar në 22 Gusht, 2012 11:31

Pasuria e fushatës së presidentit amerikan, Barack Obama figuron më pak sesa ajo e kundërshtarit të tij, Mitt Romney i cili kishte në fund të korrikut rreth 60 milionë dollarë më tepër për të pretenduar Shtëpinë e Bardhë, bënë të ditur burime zyrtare amerikane. 

"Sipas një raporti Obama kishte në llogarinë e tij në fund të korrikut rreth 124 milionë dollarë për fushatën dhe partinë e tij", theksuan burimet zyrtare amerikane. 

"Por, kundërshtari i tij, Mitt Romney në të njëjtën periudhë kishte 50 për qind të fondeve shtesë, me rreth 186 milionë dollarë", shtuan burimet.

"Diplomacia greke e joshjes", analistët: Nuk do të funksionojë

Postuar në 22 Gusht, 2012 11:27

Diplomacia greke nuk do të ketë sukses në qëllimin për të blerë më shumë kohë nga Bashkimi Europian në zbatimin e reformave. Analistët ekonomikë në eurozonë hedhin poshte argumentin e kryeministrit Antonis Samaras se më shumë kohë nuk do të thotë më shumë para. 

Ekonomisti i tregjeve financiare, Gustavo Bagattini shprehet se më shumë kohë do të thotë që esencialisht, Greqia do të ketë nevojë për 20 miliardë euro fonde nga burime jo të vetat.

Kontroll ushqimeve, 120 subjekte paralajmërim për gjobë

Postuar në 22 Gusht, 2012 11:24

Rreth 120 subjekte ushqimore janë konstatuar në Tiranë me probleme të ndryshme vetëm në dy javët e para të muajit gusht. Problemet sipas drejtorit të DSHP, Mhill Gecaj kanë qenë nga mospaisja e punonjësve me libreza shëndetësore, e vetë subjekteve me leje higjeno-sanitare dhe papastërtia në ambientet, ku tregtojnë. Gecaj veçon se dhe në disa restorante me emër në kryeqyetet janë gjetur ushqime, të cilat gjatë analizave kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale.

Presidencialet në SHBA, Obama kryeson ndaj Romney

Postuar në 22 Gusht, 2012 04:28

 Presidenti aktual Barack Obama vazhdon të kryesojë ndaj rivalit të tij, Mitt Romney edhe pse diferenca mes tyre është zvogëluar. Sipas sondazhit të Wall Street Journal dhe NBC, Obama ka 48 për qind të votave, ndërsa Romney, 44 për qind, megjithatë këto katër pikë avantazh janë gati-gati sa marzhi i gabimit. Sondazhi tregon se Romney vazhdon të mos ketë simpatinë e republikanëve konservatorë, ndërsa problemi i Obamës vazhdon të mbetet ekonomia. 

 

Albanian Screen 

Kubë, procesi i rrallë i korrupsionit

Postuar në 22 Gusht, 2012 04:22

Një gjykatë në Kubë dënoi dhjetë persona, ish-punonjës të një kompanie shtetërore, me burgime nga 4-12 vjet, për akuzën e korrupsionit. 

Të pandehurit i pranuan të gjithë fajësinë e tyre gjatë procesit.

Ata kishin përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë projektit të zgjerimit të një fabrike të përpunimit të nikelit dhe kobaltit.

Midis të ndëshkuarve ishin edhe tre zëvendësministra.

Samaras: Nuk duam para të tjera, por ajër të marrim frymë

Postuar në 22 Gusht, 2012 04:20

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild kryeministri grek Antonis Samaras ka theksuar se Athinës i duhet pak më shumë kohë që ekonomia të rimarrë veten dhe të zbatohen reformat. 

"Nuk kërkojmë më shumë para ... Ne duam pak hapësirë për të marrë frymë, të forcojmë ekonominë dhe të rrisim të ardhurat. Më shumë kohë, nuk do të thotë automatikisht më shumë para", tha në intervistë Samaras. 

Siri, protesta teksa Assad falej në xhami

Postuar në 21 Gusht, 2012 11:14

Presidenti sirian, Bashar al-Assad u shfaq sot në publik në një xhami në Damask me rastin e Bajramit, ndërkohë që opozitarët protestuan në rrugë kundër regjimit, bënë të ditur sot burime mediatike siriane. 

Presidenti sirian u fal në një xhami në Damask me rastin e festës së Bajramit, ndërsa opozitarët protestuan në rrugë kundër regjimit. 
Për këtë festë, që shënon fundin e Ramazanit, televizioni zyrtar transmetoi pamjet e kreut të shtetit duke u falur për Bajramin në xhaminë al-Hamad bashkë me kryeministrin, Wael al-Halaqi si dhe me kreun e parlamentit, Jihad Lahham. 

Bulqiza mbetet pa ujë

Postuar në 21 Gusht, 2012 11:13

Bulqiza është një nga qytetet me problemet sociale më të mëdha në vend dhe së fundmi banorët vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm. 

Prej një muaji ata nuk furnozohen me ujë dhe më problematike situata është në lagjet Minatori dhe Gjelogu. 

Banorët akuzojnë ndërmarrjen e ujësjellësit, e cila nuk është në gjendje të menaxhojë situatën pasi sipas tyre është e para herë që në këto 20 vite përballen me një situatë të tillë, që në qytetin e Bulqizës të mos ketë ujë kur ai zotëron burime të bollshme uji. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara