Siri, protesta teksa Assad falej në xhami

Presidenti sirian, Bashar al-Assad u shfaq sot në publik në një xhami në Damask me rastin e Bajramit, ndërkohë që opozitarët protestuan në rrugë kundër regjimit, bënë të ditur sot burime mediatike siriane.
Presidenti sirian u fal në një xhami në Damask me rastin e festës së Bajramit, ndërsa opozitarët protestuan në rrugë kundër regjimit.
Për këtë festë, që shënon fundin e Ramazanit, televizioni zyrtar transmetoi pamjet e kreut të shtetit duke u falur për Bajramin në xhaminë al-Hamad bashkë me kryeministrin, Wael al-Halaqi si dhe me kreun e parlamentit, Jihad Lahham.
Opozitarët manifestuan në Damask, Idleb, në veriperëndim të vendit dhe në Hama.
Ballkanweb.com
Add new comment