Skandali me 'Shtëpinë e Flamurit', Peleshi: Të gatshëm ta rindërtojmë vetë

Postuar në 17 Gusht, 2012 05:14

Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi ka reaguar sërish sot në lidhje me skandalin e shembjes së ‘Shtëpisë së Flamurit’. Kryebashkiaku Peleshi, i cili mesditën e djeshme denoncoi precedentin,  thekson se Bashkia Korcë është e gatshme të rindërtojë me buxhetin e saj shtëpinë muzeale. 

Peleshi i ka bërë thirrje Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të lejojë nisjen e rikonstruksionit të ndërtesës, duke vlerësuar se arkitektët e Bashkisë janë të gatshëm të bëjnë projektin vullnetarisht. 

Pas vjedhjes së veprave të artit në Galerinë e Arteve "Guri Madhi" në këtë qytet, dje u shënua një tjetër "masakër" kulturore. Kësaj here bëhet fjalë për shembjen e "Shtëpisë së Flamurit", ku patrioti Themistokli Gërmenji më 10 dhjetor të 1916, në ballkonin e kësaj ndërtese, tashmë të shkatërruar, ngriti flamurin dhe shpalli Korçën, Krahinë Autonome. Ndërtesa, e cila është Monument Kulture e Kategorisë së Parë, ndodhet në lagjen muzeale të qytetit juglindor, përgjatë bulevardit "Shën Gjergji". 

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Kam respekt per Niko Peleshin dhe sdms per reagimin e tij te shpejte ne mbrojtje te vlerave. Eshte nje Kryetar Bashkie model</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.