Shembja e shtëpisë muze, të rinjtë në protestë

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:31

Disa të rinj zhvilluan të shtunën në mesditë një protestë të heshtur para rrënojave të Shtëpisë së Flamurit. 

Protesta e të rinjve kishte si qëllim reagimin ndaj humbjes dhe shkatërrimit që po i bëhet vlerave të qytetit.

"Shtëpia e Flamurit, e shembur qëllimisht nën hundën e administratës", thonë të rinjtë.

Shtëpia e Republikes do rindërtohet

Humbja e një tjetër monumenti kulture në qytetin e Korçës ka ngjallur fuqishëm reagimin e Bashkisë së Korçës. Pasi denoncoi rastin publikisht nje dite me pare permes nje konference per shtyp, kryebashkiaku Niko Peleshi ka shprehur gatishmerine e Bashkise se qytetit per ta rindertuar kete shtepi muze dhe per t'ia rikthyer qytetit permes financimit te Bashkise.

"Shprehim vullnetin dhe gatishmërinë që nga buxheti i bashkisë të financojmë rindërtimin deri në datën 28 nëntor të këtij viti kurdo të festohet 100-vjetorit i pavarësisë, të ndërtesës që është shembur. Bashkia e Korcës është e gatshme dhe këtë e kam shprehur edhe shkresërisht që të financojë në rindërtimin e këtij objekti monument historik i kategorisë së parë", tha kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi. 

Sakaq mesohet se pas nje denoncimi te bashkise te depozituar prane Prokurorise se Korces, kjo e fundit ka nisur hetimet per gjetjen e personave te cilet kane shembur ndertesen. Shtepia e Flamurit ku Themistokli Germenji ne 10 dhjetor 1916 e shpalli Korcen krahine autonome, u shkaterrua vetem nje dite me pare me mjete te forta.  Humbja e nje vlere te tille cuditerisht eshte shoqeruar me heshtjen e pronareve mes te cileve edhe ndertues.   

Baçe:S'kishte vlera arkitektonike, Lame: E çmuar për historinë

Shtëpia e Republikës, në Korçë vijon të jetë e listuar si monument kulture i kategorisë së parë, ndonëse prej mbrëmjes së të mërkurës, kjo banesë është shndërruar në gërmadhë. Në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe nxiton të thotë se mbrojtja e këtyre monumenteve nuk është përgjegjësi e këtij institucioni dhe as kompetencë e tyre, por nga ana tjetër nuk ngurron të flasë për mungesë të vlerave arkitektonike të saj.

"Këto monumentet janë nwn administrimin e Drejtorisw Rajonale të kulturës kombëtarë, të cilat varen nga Ministria. Vlera arkitektonike nuk ka, vlera simbolike dhe historike ka sepse është vendi ku u ngrit flamuri", tha Baçe.

Cilësuar si një skandal, ky i zhbërjes së banesës ku u ngrit flamuri i Republikës së Korçës, e që prej vitit 1997 është shndwrruar në Muzeun Historik të qytetit, ashpër reagon Artan Lame, i Forumit për Mbrojtjes për Trashëgiminë Historike dhe thotë se rasti i degradimit vit pas viti të kësaj godine është denoncuar prej tyre.

"Godina, pavarësisht nga vlerat monumentale apo kulturore që mund të jenë të kufizuara, vlera historike dhe vlera e ngjarjeve, të cilat janë zhvilluar në to i bën të çmuara dhe të patjetërsueshme. Nëqoftëse sot Korca gjendet brenda kufijve të shtetit shqiptar këtë duhet t'ia dimë vetëm aktit fisnik të atij burri, Themistoli Germenji. Eshtë një tragjedi e vërtetë të mendosh që pikërisht që 100-vjetorin e pavarësisë, kjo godinë nuk ndodhet më mbi dhe, por u rrënua tërësisht. Para rreth një viti ne kemi denoncuar edhe me fotografi gjendjen katastrofike, në të cilën gjendej godina, por për fat të keq askush nuk mori asnjë masë", tha Lame.

 

top-channel.tv
  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.