Pasuritë e Mitt Romney, ja ku shtrihen 250 mln $ e kandidatit

Postuar në 24 Gusht, 2012 10:43

 Kandidati republikan, Mitt Romney e ka të shtrirë pasurinë e tij në një seri kompanish aksionere në parajsa të tilla fiskale si ishujt Kajman apo Luksemburg. Investimet jashtë vendit të rivalit të Obamës për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, janë bërë objekt i mbikqyrjes nga publiku dhe shtypi në Shtetet e Bashkuara, pasi u publikuan edhe auditet e brendshme dhe letrat private që lidhen me pasurinë e tij 250 milionë dollarëshe. 

Të mërkurën, saiti i internetit me bazë në New York, "Gawker" publikoi 950 faqe dokumente që paraqesin një panoramë komplekse të financave të kandidatit republikan. Konkluzioni më interesant që është përfolur menjëherë nga mediat është ekzistenca e një sërë kompanish aksionere në vende të tilla ku taksat nuk është se janë detyrim për t'u paguar. 

Romney është sulmuar në mënyrë sistematike nga demokratët e kampit përballë, se ka refuzuar të publikojë më shumë detaje mbi financat e veta dhe tashmë, llogaritë e tij jashtë vendit ndodhen në qendër të ciklonit. Kampi i Obamës e akuzon atë se në disa vite, nuk ka paguar fare taksa. Dokumentet e publikuara nga "Gawker", e bëjnë të qartë se evazioni fiskal është një synim primar në disa nga investimet e Romnit jashtë vendit. 

Ky i fundit nuk ka bërë asnjë koment deri tani për dokumentet, ndërsa në një intervistë ai kishte deklaruar se një nga arsyet përse nuk i bën publike financat e tij është se nuk dëshiron të shihet sesa donacione i ka bërë familja sektit të mormonëve, ku ai është anëtar. "Kisha jonë nuk lejon publikimin e donacioneve të njerëzve", tha ai për revistën "Pareid".

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.