Drama e refugjatëve në Siri, kanë lënë vendin mbi 200 mijë vetë

Më shumë se 200 mijë persona kanë mbërritur në vendet fqinje gjatë konfliktit 17 mujor në Siri, njoftoi agjencia për Refugjatët e kombeve të Bashkuara. Kjo shifër tejkalon parashikimin prej 185 mijë refugjatëve që OKB kishte dhënë deri në fund të vitit si dhe reflekton intensifikimin e valës së largimeve gjatë javës së fundit. Mbi 30 mijë persona vetëm ditët e fundit kanë mbërritur në kampet e pritjes në Turqi, Liban, Irak dhe Jordani. "Bëhet fjalë për një rritje dramatike në numrin e refugjatëve të luftës, dhe do na duhet të bëjmë planifikime të reja",-tha zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards. Fluksin më të madh ditor të refugjatëve e mban Turqia, ku 3500 kanë mbërritur vetëm 24 orët e fundit.
Albanian Screen
Add new comment