Greqia, rekord korrupsioni

Postuar në 05 Shtator, 2012 09:22

Greqia vihet nën mbikëqyrje deri në fund të vitit 2012 nga Grupi i Vendeve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Europës (GRECO), pasi sipas tij ka shënuar një dështim të plotë për të luftuar kete fenomen, në sektorin publik dhe privat dhe për të siguruar transparencë në financimin e partive politike. 

Ne nje raport prej 52 faqesh,vihet ne dukje se Greqia ka zbatuar vetëm një prej 27 rekomandimeve që i ishin bëre dy vjet më parë.Qeveria greke nuk ka shfuqizuar ligjin sipas te cilit ministrat në Greqi nuk denohen edhe pas largimit të tyre nga funksioni.Gjithashtu nuk ka shfuqizuar ligjin sipas te cilit nuk zbatohet denimi penal per nje anetar te qeverise pasi mund te shkaktoje pasoja tek marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. 

Autoritetet greke deklarojne se heqja e kësaj dispozite kërkon ndryshimin e Kushtetutës, e cila nuk mund të bëhet para vitit 2013. Keto mungesa ligjore shpehere kane penguar prokurorine per te akuzuar disa ish ministra për pastrim parash dhe deklarata te rreme të pasurive. 

Gjithashtu ne raport theksohet se Greqia nuk ka ligj per veprën penale të korrupsionit për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e komisioneve kombëtare dhe ndërkombëtare,që veprojnë në vend.Sipas organit te Keshillit Europian ,Athina ende nuk ka siguruar përmes legjislacionit transparencën në financimin e politikaneve,kandidateve per deputete dhe në menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, jo vetëm gjatë zgjedhjeve,por edhe pas tyre. 

Greqia ka argumentuar se të gjithë parametrat për të penalizuar ryshfetin aktiv dhe pasiv në sektorin publik jane permbledhur ne nje projektligj, por ende nuk jane hedhur per miratim.Organi i Këshillit të Europës, i specializuar në rregullat ligjore për luftën kundër korrupsionit, ka kritikuar edhe ne te kaluaren pasivitetin e institucioneve greke në kete aspekt si dhe mungesën e kontrollit efektiv të administratës shtetërore, që krijon përshtypjen se ky fenomen nuk mund të dënohet.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.