BBC reportazh për Greqinë: "Dhimbje prapa bukurisë"

Postuar në 09 Shtator, 2012 05:21

Në shkrimin titulluar "Dhimbje prapa bukurisë", redaktori i BBC-së Mark Lowen, njohës i mirë i çështjeve të Greqisë, thekson sakrificat dhe efektet e krizës ekonomike në jetën e përditshme të grekëve dhe përshkruan sezonin turistik të verës që po kalon, duke paraqitur dy anët e medaljes. 

Mark Lowen e kaloi verën në Athinë, duke ndjekur zgjedhjet dhe zhvillimet e tjera. "Miqtë e mi të cilët e vizituan, panë luftime, demonstrata në qendër të qytetit dhe dëgjuan tregime rreth krizës së borxhit dhe papunësisë", vëren ai, duke theksuar se përshtypja e përbashkët ishte që “të shkosh në Greqi, është njëlloj sikur të shkosh në një zonë lufte”. "Kur një mik i imi tha se do të shkojë në pushime në Greqi këtë verë, shumë e pyetën nëse ka ende ushqim në dyqane ...", por kur një ish-shok klase mbërriti në Athinë, ai pyeti: "Po ku është kriza?" 

Autori pohon se është shumë e vështirë për dikë që nuk e njeh situatën, të kuptojë efektet e krizës. "Nëse bëni një shëtitje dhe uleni në një nga restorantet dhe kafenetë e qendrës së Athinës, do të mendoni se nuk ka krizë. Në disa nga këto dyqane, madje nuk gjen vend të ulesh", thotë ai. "Athina duket se vazhdon të jetojë normalisht, ashtu si pjesa tjetër e vendit. Tregon më të mirën e saj”. 

Ai vazhdon duke përshkruar imazhet e bukura të ishujve të vendit, duke thënë se grekët me të drejtë duhet të ndihen të bekuarit e Evropës, për shkak të vendit ku jetojnë. "Kam biseduar me turistë, të cilët kishin qenë një hap përpara anulimit të biletave të tyre", shkruan Lowen. "Pas një gote ouzo në një nga plazhet greke, duhet të ndjehen të çliruar që nuk e bënë përfundimisht." 

Por pas përshkrimit të gjithë këtyre pamjeve idilike, artikulli nuk është aq inkurajues. Problemet e moshës së vjetër, shkurtimet në pensionet dhe varfëria janë goditja e fortë. Autori ka shpenzuar shumë kohë duke folur me njerëz të ndryshëm dhe secili prej tyre rrëfeu historinë personale. 

Maria 82 vjeçe thotë se "tani nuk mund të marr as edhe një çokollatë për nipin tim". Me lot në sy thotë se "në qoftë se i shkurtojnë pensionet edhe më shumë, së shpejti do të jetojmë në 100 € në muaj. A nuk jemi njerëz edhe ne?". 

Hermione 84 vjeç rrëfen për BBC: "Djali im sot më kërkoi t’i jap 2 euro. Ishte si një thikë në zemër për mua. Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë kështu". 

Pastaj, gazetari britanik përshkruan takimin e tij me Kostas Kokotsi, një plak i cili jeton në Perama, në tryezën e të cilit, ndodhej fatura e energjisë elektrike që Kostas nuk kishte paguar. “Me 340 € të pensionit, mundemi vetëm të paguajmë qiranë", thotë plaku. 

"Unë vetëm mund të mendoj për gjyshen time", vëren Lowen, ndërsa shkruan se "të moshuarit grekë dikur kaluan urinë, vështirësitë e diktaturës dhe janë të detyruar të përballen me një krizë të re, tani në vitin 2012." 

Reportazhi mbyllet me fjalët: "Këto janë dy fytyrat e Greqisë. Ana e ndricuar e gëzimit dhe lumturisë dhe në anën tjetër, varfëria që nuk e ka hak ky vend i bukur."

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Greqia sot po perjeton nje situate te re: ate te varferise per nje kategori te popullsise, me pak se 10%! Nderkohe 40% te harroje parazitizmin dhe shpenzimet e tepruara te denja per gjermanet e shtreses se mesme te poshtme. &quot;Fundi i botes&quot; per te varferit ka ardhur por jane po kjo pjese e popullsise e cila shquhet per racizem dhe ksenofobi. Zoti vonon por nuk harron...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.