Gjuhët e huaja, Dibra: Nivel i dobët i të rinjve

Postuar në 08 Shtator, 2012 10:03

 

Prej vitesh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tirane e frekuentojne studente të nje niveli te dobet. Edhe kete vit kontigjenti që  do te ulet për herë të parë  jane studentë të nje niveli jo te kenaqeshem, të rinj që nuk e njohin fare gjuhën për të cilën do të studiojnë në vitet pasardhëse. Kështu shprehet për AS dekania e këtij fakulteti, Klodeta Dibra, e cila shprehet se këtë vit do të ketë ndryshime në planin mësimor, duke forcuar kriteret për vitin e parë.
 "Kontigjenti është ai që vjen pothuajse çdo vit. Ne kemi bërë disa ndryshime në plan mësimor dhe do të vazhdojmë të bëjmë ndryshime duke iu përshtatur cilësisë që na vjen. Kjo ka bërë që në vitin e parë të ketë më shumë orë të zhvillimit të gjuhës për të mbushur boshllëqet e studentëve pasi një pjesë e mire e tyre ka një nivel të dobët të gjuhës çka pengon zhvillimin normal të mësimit meqënëse këtu në fakultet 80- 85% e lëndëve zhvillohen në gjuhë të huaja përkatëse"- thotë Dibra.
 Ajo ngre shqetësimin se të rinjtë  zgjedhin një gjuhë të huaj që nuk e njohin,  me një qëllim të vetëm që të mos mbeten pa shkollë. Kjo sipas saj është e patolerueshme, ndërkohë që ministria e Arsimit thote ajo, duhet të rishikojë  disa kritere që ka vendosur kur maturanti  bën përzgjedhjen e degëve.
 "Ka nga ata që kanë një gjuhë të huaj të mirë dhe i del fatkeqësisht  për një gjuhë tjetër. Këtu duhet të ketë një falë tolerance nga ministria e Arsimit për të bërë transferimin e studentëve. Kështu, nëqoftëse ai ka ardhur nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja për gjermanisht dhe këtu i del një degë tjetër, ai do të ishte një kontigjent shumë i mirë për gjermanishten dhe të krijohet kjo lirshmëri për studentin"- tha Dibra.
 Fakulteti i gjuhëve të huaja, pjesë e universitetit të tiranës ka 6 departamete  që ofrojnë mësim në 6 gjuhë të huaja, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Italisht dhe departamenti i gjuhëve sllave dhe ballkanike. Albanian Screen 

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>kur kjo thote se do forcojme kriteret do te thote se do rrisi gjoben normalisht. femer e korruptuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.