Anëtarët e Agimit të Artë shkatërrojnë tregun e emigrantëve

Postuar në 08 Shtator, 2012 10:01

Në median greke është publikuar një video tronditëse, ku janë filmuar rreth 40 anëtarë të Agimit të Artë, mes të cilëve edhe deputetët e kësaj partie, Germeni dhe Iliopullos, të cilët kanë sulmuar shitësit e tregut të Rafinës, duke iu shkatërruar tezgat dhe mallin. 

Videoja u postua fillimisht në websiten e partisë Agimi i Artë dhe duket se është filmuar nga vetë anëtarët e saj. 

Në imazhe duken anëtarët dhe deputetët e Agimit të Artë, të cilët pak para sulmit kontrollojnë dokumentet e shitësve, për t’u siguruar mbi kombësinë dhe vlefshmërinë e dokumentave dhe pastaj sulmojnë dhunshëm duke shkatërruar tezgat e shitjes dhe mallin. 

Një nga deputetët tha para kameras: "Erdhëm në treg dhe pamë se ka shumë emigrantë pa dokumenta. Ne denoncuam në polici, por Agimi i Artë bëri atë që duhet bërë". Ai paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë në të gjithë Greqinë për të luftuar tregtinë e paligjshme, nëse strukturat shtetërore nuk ndërhyjnë. 

Lidhur me incidentin ka nisur një hetim paraprak, ndërkohë që një burim policor e vlerëson këtë aksion, të paligjshëm.

“Agimi i Artë” me qëndrimet e veta të theksuara ksenofobe dhe nacionaliste, është forca politike që hyri për herë të parë në Parlament në zgjedhjet e 17 Qershorit, por e vetmja që po njeh rritje të mbështetjes edhe pas zgjedhjeve. Sulmet e neonazistëve ndaj të huajve janë shtuar së tepërmi dhe janë bërë shumë shqetësuese, ndërkohë nuk ka asnjë të arrestuar prej tyre, lidhur me to.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by stefan (not verified) on

<p>Ne fakt shteti eshte treguar i pa afte deri tani per te penguar emigrantet qe te shesin ne cdo cep te rrugeve te Athines deri afer parlamentit pa asnje lloj dokumenti te ligjshem. Mendoni sikur kjo situate te zhvillohej ne Tirane apo ne Teheran! Askush nuk do ti lejonte te benin kete gje. Keshtu, ndonse shpesh Krisi Avgi akuzohet per anti-iemigrante, faktikisht levizja e fundit ndihmon shtetin kunder tregetise se paligjeshme, dhe cdo qytetar qe paguan taksa nuk e quan te padrejte kete levizje.</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Agimi i Arte megjithese krejtesisht mediokre ne nivel kualiteti intelektual, zbaton ne menyre rigoroze parimet e nacionalsocialisteve te Hitlerit. Ndersa ne ane te idiotesise dhe mediokritetit ka nje parti simoter ne Shqiperi qe quhet AKZ</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.