Arkiv-Lajme të përditësuara

Kukës, administrata pa rroga. Arka e bashkisë bosh nga borxhet

Postuar në 16 Shtator, 2012 06:47

 

Të ardhurat nga turizmi, vonesa e buxhetit efekt negativ

Postuar në 16 Shtator, 2012 05:06

 

Kredia për të pastrehët. Interesi zero, 4200 përfitues

Postuar në 16 Shtator, 2012 05:04

Kategoria e të pastrehëve që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve duhet të aplikojnë pranë Entit Kombëtar të Banesave për të përfituar kredi me interes zero. Në bazë të aktit normativ të miratuar nga Kuvendi, ata duhet të lirojnë shtëpitë deri në datë 1 nëntor. Këta qytetarë do të marrin kredi me interes zero, për 30 vite, por më parë duhet të lëshojnë banesat që kanë jetuar prej afro 67 vjet. Drejtori i Entit të Banesave tregon për "AS" kushtet e përfitimit të kredisë. 

'Kathimerini': Tirana në presion për kufirin detar me Greqinë

Postuar në 16 Shtator, 2012 05:01

Shqipëria po zhvillon një aktivitet intensiv lidhur me çështjen e kufijve detarë me Greqinë, nën presionin e afateve për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik (TAP), një nga projektet në garë për transportimin e gazit azer. Kështu thuhet në një raport të botuar sot në gazetën greke “Kathimerini”. 

TAP konsiderohet një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do ta vendosë vendin tonë në hartën e energjisë, do të rrisë rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe do të shtojë investimet. 

Rusi, qindra mijë njerëz protestojnë kundër qeverisë

Postuar në 15 Shtator, 2012 15:15

Opozita në Rusi zhvillon marshimin 1 milionësh, tre muaj pas protestës së fundit në të cilën policia arrestoi dhjetëra aktivistë nën pretekstin e tubimit të paligjshëm. Këtë radhë, liderët e opozitës kanë marrë leje për të grumbulluar në sheshin qendror të Moskës 25 mijë vetë, por numri i pjesëmarrësve mendohet të shkojë në 50 mijë. Kërkesat politike dhe sociale kanë të bëjnë me fundin e represionit ndaj kundërshtarëve dhe lirinë e fjalës. 

"Kërcen" euro në 138.50, ulet dollari në 106 lekë

Postuar në 15 Shtator, 2012 14:57

Euro, ka shënuar një forcim të ndjeshëm ndaj lekut këtë fund javë. referuar Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të shtunën me 138.50 lekë në blerje dhe 139.20 lekeë në shitje. Ndryshe nga java paraardhëse, kur euro u rrit për shkaqe të brendshme , – si rrjedhojë e blerjeve të mëdha të bankave që shfrytëzuan rastin për të blerë me shumicë monedhën evropiane pasi ajo kishte rënë në fillim të gushtit poshtë 137 lekëve- , këtë herë faktorët që kanë ndikuar në forcimin e euros janë të jashtëm. 

Spanjë, tubim masiv kundër masave anti-krizë

Postuar në 15 Shtator, 2012 14:53

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për të protestuar kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave në vend. 

Ndërtimet, çmimet e banesave nuk ndryshojnë, rriten qeratë

Postuar në 15 Shtator, 2012 07:14

Sektori i ndërtimit nuk i uli çmimet e shitjeve të banesave të reja as këtë verë, e për pasojë, shitjet nuk u rritën, ndërsa vërehet rritje e kërkesës për qeratë. 

Ndërtuesit e lidhin këtë fenomen me uljen e investimeve krahas rënies së numrit të lejeve për ndërtime të reja. Ecuria e çmimeve të banesave diktohet nga kërkesa e pakët për blerje banese, fenomen i dukshëm në tre vitet e fundit. Edhe sistemi bankar njofton rënie të kërkesave nga individët për të marrë një kredi për blerje banese. 

Kule: Shkencat mungesë ambientesh, mësim deri në orën 20.00

Postuar në 15 Shtator, 2012 07:09

Mungesa e ambienteve do ti shoqërojë studentët e universitetit të Tiranës, edhe këtë vit akademik. Ky problem do të jetë më shqetësues për fakultetin e shkencave të natyrës, i cili ka një numër në rritje këtë vit të studentëve që kanë kërkuar të ndjekin degët e teknologjisë së informacionit. Megjithatë përballë kësaj situate, drejtuesit e universitetit të Tiranës kanë filluar të marrin masa, të shfrytëzojnë në maksimun deri në orën 8.00 të darkës ambientet ekzistuese deri në marrjen e ambienteve me qera nëse do të jetë e nevojshme.

Apple shënon rekord shitjesh të iPhone 5

Postuar në 15 Shtator, 2012 05:24

Brenda një ore nga nisja e shitjeve online të versionit të ri iPhone 5, që pritet të dalë në shitje në dyqanet e Apple më 21 shtator, kompania ka shënuar rekord duke i shitur të gjithë telefonat me porosi.  

Dyqani online bëri me dije vetëm një ore pas nisjes së shitjeve se porositë e reja nuk do të mund të bëhen deri më 28 shtator, një javë pasi smartfoni të dalë zyrtarisht nëpër dyqane. Gjenerata e gjashtë e iPhone përmban një ekran më të madh se paraardhësit dhe është dy herë më i shpejtë, si dhe mundëson qasje në rrjetin e avancuar LTE, aty ku është në dispozicion.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara