Strugë, protestë për shkollat shqipe

Nxënësit dhe prindërit e fshatit Podgorçë të Strugës protestuan për mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe në këtë fshat.
Ata kundershtuan vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe vetë ministrit Kralev, lidhur me vendimin që paralelet në gjuhën shqipe në fshatin Podgorçë të mbyllen dhe nxënësit të vijojnë mësimin në fshatin Llabunishtë. Prinderit thone se vendimi eshte i padrejtë, manipulues dhe diskriminues.
“I informojmë institucionet përkatëse të Komunës së Strugës dhe të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, se ne, prindërit dhe fëmijët tanë, duke nisur nga dita e hënë datë 10.09.2012, mësimin në gjuhën shqipe do e ndjekin në Podgorçë të Strugës, aty ku e kanë edhe vendin dhe se për këtë gjë tani më nga ana jonë janë siguruar hapësira, mjete dhe arsimtar që do të kujdesen që këta fëmijë të vijojnë arsimin në gjuhën shqipe si të gjithë fëmijët e tjerë në Maqedoni", thotë një prej prindërve.
Më flamurin kombëtar dhe me pankarta ne duar ata kujtuan qe ne Republiken e Maqedonise ka 280 shkolla me nga 3-5 nxënës ndersa fshati i tyre ka 23 nxënës.
Protestuesve iu bashkuan edhe qytetare të Strugës, qe mbështesin kërkesat e tyre të drejta për mësim në gjuhën amtare në shkollën e fshatit.
top-channel.tv
Add new comment