Patosi pa rrugë, asnjë investim në 30 vitet e fundit

Infrastruktura rrugore në qytetin e Patosit është tërësisht e dëmtuar duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Po ashtu, ndotja e ajrit për shkak të pluhurit që ngrejnë makinat ka arritur në nivele alarmante. Banorët e vjetër të qytetit nuk mbajnë mend se kur ka qenë ndërhyrja e fundit në rrugë, por dinë të thonë se rregullimi i tyre është premtuar nga të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie.
"Mbi 25-30 vjet që nuk është vënë dorë te kjo rrugë. Është hedhur një asfalt dhe asgjë tjetër",-thotë një banor.
"Asnjë kryetar nuk ka vënë dorë për ujërat e bardha, ujin e pijshëm, ujërat e zeza. Të vini, të urdhëroni, të shikoni, të verifikoni ku banojmë ne",-thotë një grua.
"Të gjithë në çdo legjislaturë që vijnë qoftë kandidatët në zgjedhjet vendore, qoftë deputetë, premtojnë, por asgjë nuk bëjnë",-shprehet një tjetër banor.
Edhe pse vjelin në mënyrë të rregullt të gjitha taksat nga qytetarët, drejtuesit lokalë ripërsërisin se nuk kanë fonde për investime në infrastrukturë. Me shirat e parë të kësaj vjeshte të gjitha gropat janë kthyer në pellgje dhe ujërat e zeza rrjedhin lirshëm nëpër lagje, aty ku kalojnë banorët e të gjitha moshave duke u bërë rrezik për përhapjen e sëmundjeve.
Albanian Screen
Add new comment