Bjellorusia në prag krize, opozita bojkoton zgjedhjet parlamentare

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:13

Ish-republika sovjetike e Bjellorusisë pritet të përfshihet nga kriza politike, ndërsa vendi mban zgjedhjet parlamentare të cilat janë bojkotuar nga ana e dy partive kryesore të opozitës. Kundërshtarët e presidentit Alexander Lukashenko apeluan votuesit e tyre të mos shkojnë në kutitë e votimit, duke e cilësuar një punë me më shumë vlerë, nëse ata shkojnë të mbledhin kërpudha apo të gatuajnë supë. 

Zgjedhjet e përgjithshme në Bjellorusi vijnë dy vjet pasi presidenti Lukashenko arriti të fitojë ato presidenciale, por që rezultuan në tokë të rrëshqitshme. Prej asaj kohe, autoritetet e Bjellorusisë kanë shtypur në mënyrë brutale opozitën. Presidenti Lukashenko shpesh citohet të jetë diktatori i fundit në Evropë, ai drejton republikën ish-sovjetike që nga viti 1994. 11 kundërshtarë politikë ndodhen në burg, dhe sipas Amnesty International autoritetet kanë ndaluar edhe aktivistë të tjerë opozitarë në prag të zgjedhjeve. 

Në këtë situatë, dy partitë opozitare me më shumë mbështetje në Bjellorusi, Shoqëria e Bashkuar dhe BPF, u tërhoqën nga gara. Në zgjedhje përfaqësojnë opozitën dy parti të tjera të vogla, dhe anëtarë të lëvizjes "Thuaj të vërtetën". Opozitarët pretendojnë se zgjedhjet parlamentare janë një farsë, ato janë paracaktuar dhe aktivitet të tilla si peshkimi apo gatimi, janë më të vlefshme sesa hedhja e votës. Sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nikolai Lozovik, tha se opozita është një sajesë e Perëndimit dhe nuk ka mbështetje të Bjellorusi. 

Vendi nuk ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme që nga 1994, kur Lukashenko erdhi në pushtet, ndërsa presidencialet e 2010, nxitën protesta dhe përleshje në Minsk, ndërsa mijëra qytetarë manifestuan kundër manipulimit të votës së tyre. Vëzhguesit presin që një gjë e tillë të përsëritet edhe në këto zgjedhje.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.