Regjistrimi i popullsisë, Kosova ka 1. 7 milionë banorë

Sipas rezultateve përfundimtare, numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës është 1.739.825, duke përjashtuar këtu komunën e Leposavicit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës. Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna zgjati më shumë se 15 ditë. Regjistrimi i fundit në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte bërë në vitin 1981. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh. Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëherë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.
Radio Evropa e Lire
Add new comment