Indi, greva paralizon vendin

Postuar në 20 Shtator, 2012 06:40

 

Partitë e opozitës dhe sindikatat në Indi po mbajnë një grevë njëditore kundër planeve të qeverisë për të hapur sektorin e shitjeve me pakicë në zinxhiret globale të supermarketeve. 

Punëtorët bllokuan hekurudhat në shtetet Utar Pradesh dhe Bihar, ndërsa në bastionet e opozitës në Kalkuta dhe Bangalore u ndërpre çdo aktivitet. Reformat janë jetike për të rigjallëruar ekonominë e ngadaltë indiane, thonë ministrat. Një aleat kyç bratisi koalicionin qeveritar në shenjë proteste, por pavarësisht kësaj shumica në Parlament nuk është në rrezik. Protesta mbarëkombëtare e së enjtes, e thirrur nga partia kryesore e opozitës, Bharatiya Janata, aleatët e saj dhe Partia Komuniste, bëri që të ndërpritet puna në shkolla, biznese dhe transportin publik. Stacionet televizive tregojnë protesta që po zhvillohen në qytetet Patna, Allahabad dhe Varanasi, në veri të Indisë. Shumë biznese ndërprenë punën në qytetin lindor të Kalkutës, ku transporti publik u paralizua. E njëjta situatë u verifikua në Delhi dhe Mumbai. Shteti jugor i Karnatakës, që qeveriset nga partia kryesore e opozitës, ndërpreu çdo aktivitet, me transportin rrugor, shkollat, hotelet dhe bizneset e tjera që qëndruan të mbyllur. Kryeqyteti i këtij shteti, Bangalore, që është dhe shtëpia e shumë kompanive informatike ndërkombëtare si IBM dhe Microsoft, u “fik” tërësisht. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.