Skandali me reklamat, PS: Min. e Bujqësisë shpenzoi rreth 400 mijë $

Partia Socialiste ka vijuar dhe sot denoncimin e e skandalit të reklamës shtetërore, ku sipas deputetit Eduard Shalsi në këtë korrupsion është përfshirë dhe Ministria e Bujqësisë. “Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë për reklama. Dhe këto shifra janë sipas dokumenteve zyrtare”, theksoi sot për mediat gjatë një deklarate për shtyp, Shalsi. Duke përmendur një sërë problemesh që vuan Bujqësia, Shalsi theksoi se paratë e Ministrisë kanë shkuar pikërisht për reklama në vend që të zgjidhej problematika.
E pra Ministria e Bujqësisë na paska para për reklama, por jo për thertoret”. Pak ditë më parë Shalsi bëri publike shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme për reklamat shtetërore. “Janë po këto ministri që ankohen për mungesa fondesh”, tha Shalsi.
Ballkanweb.com
Add new comment