"Kryengritësit do munden", al-Assad: Nuk do rrëzohem si Gaddafi

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:43

 

Presidenti Bashar al-Assad përkundër gjithë liderëve të tjerë të botës myslimane dhe atyre botërorë e ka përshkruar Pranverën Arabe thjesht si përçuese të kaosit. Duke folur për një revistë egjiptiane, në një intervistë të rrallë për Al Ahram Al Arabi, ai nënvizoi gjithashtu se kryengritësit në Siri nuk do të fitojnë. Në këtë mënyrë, shton al-Assad, zgjidhja e vetme për t'i dhënë fund dhunës në vendin e tij është dialogu, pasi Qeveria e tij nuk do të bjerë si ajo e Muammar Gaddafit në Libi. 

Ndërsa në Siri të paktën 20 mijë persona kanë humbur jetën, shumica civilë, në konfliktin 18-mujor, bisedimet diplomatike nuk parashikojnë zgjidhje të shpejtë. Të enjten, avionët qeveritarë sulmuan një pikë karburanti në Verilindje të vendit, duke vrarë të paktën 30 njerëz. Ndërkaq, nga zyra e tij në Damask, al-Asad deklaroi se ndryshimi nuk mund të arrihet përmes ndërhyrjes së huaj. "Të dyja anët e ekuacionit janë të njëjta dhe dialigu politik është e vetmja zgjidhje",-tha ai. E si rrjedhim, al Asad nuk ka ngurruar të nënvizojë se dhuna është e palejueshme dhe se shteti nuk do të rrijë duarkryq, ndaj atyre që sipas tij, kanë ngritur armët kundër tij. 
 Deklaratat publike të al-Assad kanë qenë të rralla kohët e fundit dhe kjo intervistë e fundit duket se nuk jep asnjë shenjë se ai ka ndërmend të ndryshojë kursin e veprimeve që ai dhe regjimi që drejton ka ndërmarrë. Vendet Perëndimore të Këshillit të Sigurimit, ndërkaq, kanë sulmuar ashpër Iranin, për furnizimin me armë që ai po i bën presidentit al-Assad, e që i vjen në ndihmë përpjekjeve për të shtypur kryengritjen. Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice e ngriti si një shqetësim parësor eksportin e armëve drejt regjimit vrasës të Damaskut, ndërsa është mbështetur në qëndrimin e saj nga ambasadori britanik, sipas të cilit kjo ndihmë është tregues i hipokrizisë së teheranit që pretendon se mbështet lirinë në vendet arabe. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.