Filmi anti-islam, sot pritet një e "premte e zezë" protestash

Franca dhe shume vende të Botës janë përgatitur sot për një tjetër ditë protestash masive kundër filmit anti-islamik dhe karikaturave të profetit Muhamed. Edhe pse është ndaluar nga Parisi zyrtar, myslimanët e Francës pritet të dalin në protestë kundër revistës satirike "Charlie Hebdo", e cila ripublikoi edicionin e saj blasfemik.
Mijëra myslimanë do të protestojnë, ndërkohë edhe në qytete të ndryshme të Gjermanisë pas faljes së xhumasë. Tunizia nga ana tjetër ka ndaluar cdo lloj proteste. Autoritetet në Pakistan kanë marrë masa të rrepta sigurie vecanërisht pranë selive diplomatike, pasi nje manifestim gjigand pritet me rastin e ditës së dashurisë për profetin Muhamed të shpallur nga qeveria. Forcat e sigurisë në shumë vende myslimane janë përgatitur për një ditë me protesta të reja kundër filmit anti-islamik që tashmë prej 10 ditësh ka ngritur në revoltë botën myslimane.
Ballkanweb.com
Add new comment