Kursi i këmbimit, leku humb pikë ndaj valutave

Gjatë kësaj jave monedha vendase ka humbur pikë ndjeshëm kundrejt valutave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ditën e hënë një euro u këmbye me 138.89 lekë, ndërsa ditën e premte me 139.4 lekë. Të njëjtën ecuri ka pasur edhe dollari, kur në fillim javë një dollar këmbëhej me 106 lekë, ndërsa ditën e premte me 107.9 lekë.
Në tregun e brendshëm ka qenë kërkesa e lartë për valutë ajo që ka orientuar sjelljen e monedhave. Kërkesa ka qenë veçanërisht e lartë nga bizneset, tendencë që vlerësohet si sezonale pasi me fillimin e sezonit të vjeshtës aktiviteti tregëtar rigjallërohet. Gjithashtu prurjet e emigrantëve dhe të ardhurat nga turizmi duket se kanë përfunduar efektin e tyre me mbylljen e muajit gusht çka ka sjellë rritjen e euros në kuota.
Albanian Screen
Add new comment