Skandali në burg, protesta masive në Gjeorgji

Postuar në 22 Shtator, 2012 11:42

Mediat gjeorgjiane raportojnë për një miting masiv të opozitës të mbajtur në qytetin perëndimor Zugdidi, në shenjë proteste ndaj një skandali të abuzimit në një burg në Gjeorgji.

Skandali u zbulua nga kanalet e televizioneve të opozitës, të cilat transmetuan pamjet që tregonin abuzimin e të burgosurve nga rojet e burgut.

Skandali vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 1 tetorit, në të cilat partia e presidentit Mihajl Sakashvili, do të përballet nga blloku opozitar i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Ivanishvili, që drejtoi tubimin në  Zugdidi, tha se abuzimi në burg tregon "fytyrën e vërtetë të regjimit të Sakashvilit", por gjithashtu kërkoi përmbajtje në prag të zgjedhjeve.

Protesta të studentëve janë mbajtur edhe në kryeqytet, Tbilisi.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.