Të pastrehët refuzojnë kreditë, Bashkia: Zgjidhja nga Enti i Banesave

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:16

 

Shumica e mbi 1000 familjeve që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve në Durrës, nuk ka mundësi financiare për të paguar kredi me interes zero për t'u strehuar. Këto familje janë pajisur me vërtetimet përkatëse nga Bashkia. Por shume prej tyre nuk kane pranuar te aplikojne per të përfituar kredinë, pasi mendojne se nuk do te mund të paguajnë vleren qe do te percaktohet nga banka. Bashkia thotë se strehimi i kësaj kategorie është kompetencë dhe përgjegjësi vetëm e Entitë Kombëtar të Banesave.
 "Përsa i përket trajtimit nga ana e bashkisë mendoj që kjo nuk është funksion i bashkisë sepse sipas aktit normativ dhe ligjit 9232 qeveria ka vendosur që këta qytetarë t?i trajtojë me kredi me interes zero. Të gjithë praktikën për lëvrimin e kësaj kredie, për marrjen ose jo të kësaj kredie, për plotësimin ose jo të kushteve të kësaj kredie nga ana e këtyre qytetarëve relatat i kanë me Entin Kombëtar të Banesave"- thotë drejtori i Departamentit të Shërbimeve Besnik Kërtusha.
 Ne baze te statistikave te Bashkise se Durresit, qe ne vitin 1992, janë regjistruar rreth 1650 familje si të pastreha. Nje pjese e ketyre familjeve perfituan nga privatizimi i banesave, ndersa nje pjese tjeter ka mundur ta sigurojë vetë strehimin. Kredia per të gjithë të pastrehët që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve ka afat shlyerjeje per 30 vjet. Pas 1 nentorit te ketij viti, sipas aktit normativ te qeverise, këto familje duhet te lirojne shtepitë ku kanë jetuar deri tani. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.