Arkiv-Opinion
A duhet t’i përgjigjemi me izolacionizëm izolimit europian?
Me si po vijojnë gjërat, marrja ose më saktë mosmarrja e statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëria nuk është më një moment cilësor por sasior. Në atë se numri por bëhet zotërues. Fatkeqësisht është një numër i kahjes negative: sapo hymë në herën e katërt të refuzimit i cili ka gjasa, gjithashtu për fat të keq, të bëhet sivëlla me numra të tjerë pasues. E mira është se dy refuzimet e para ose më saktë shkaqet e tyre nuk i mbajmë mend, por dy të fundit po.
Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm
Para disa ditësh ne u bëmë dëshmitarë të një akti veçanërisht të rëndë. E kam fjalën për vënien e tritolit në makinën e prefektit të Vlorës, por edhe për qëndrimet që e pasuan atë. Sikurse duhet të jeni në dijeni, për këtë akt ne kemi dy versione diametralisht të kundërta.
BAROMETËR24: Mbaron “muaji i mjaltit” për qeverinë Rama
Vetëm tre muaj pas betimit zyrtar, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka rënë nën nivelin kritik 50% në sondazhin periodik BAROMETËR24, të zhvilluar nga unë për televizionin NEWS24. Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e minstrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën aktuale në 23 qershor.
Por rruga nuk e zvogëlon distancën
Është një histori krejtësisht vetjake refuzimi që i kam bërë çdo lloj ftese për të vizituar Kosovën. E kam bërë për shumë arsye, por më së shumti e kam refuzuar vizitën atje deri më datën 12 dhjetor, sepse nuk doja ta prishja ëndrrën ose imazhin që kisha ndërtuar për atë vend nga ligjërimi ose më saktë nga metaligjërimi historik, intim, nga rrëfimet për atë vend prej ish-studentëvë të mi në fillim të viteve ’80.
Regresi shkencor, regres zhvillimi
Prof.as.Dr.DINE MERJA/
Pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, kërkimi shkencor ka pësuar një regres të theksuar deri në inekzistencë. Reforma që u krye për shkencën duke shkrirë të gjitha ish-institutet kërkimore në shkallë vëndi, në gjykimin tim ishte e gabuar.
Reflektimi holandez
Nëse e marrim apo jo statusin e vendit kandidat, këtë do ta vendosin kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së pasi parlamenti i Bashkimit ndezi dritën jeshile. Vendimi duhet të jetë unanim. Holanda e paralajmëroi qëndrimin e saj se statusi për Shqipërinë i duket i nxituar, ndaj është e udhës që BE-ja të presë deri në 2014-ën (aty nga qershori), që të bindet plotësisht se jemi jo vetëm në rrugën e duhur, por se “reformat” po japin rezultate. Gjithsesi mbetet të presim javën e ardhshme, por ama ky frenim holandez (dhe ndonjë vend tjetër) na bën të reflektojmë për ca gjëra.
Të gjithë të gatshëm të përballen me të gjitha akuzat
Vitet e tranzicionit shqiptar i kanë standardizuar disa sjellje të aktorëve tanë politikë e publikë. Premtimet janë standardizuar. Qytetari, p.sh. është tashmë gjithmonë në qendër të çdo politike lokale dhe kombëtare. As në periferi e as i spostuar paksa nga qendra, por mu në qendër! Dhe, meqë jemi tek qytetari, me të njëjtën logjikë standarde operojnë në treg edhe shitësit e mishit, tabelat e të cilëve premtojnë gjithandej diçka krejtësisht të vetëkuptueshme siç është “mish i freskët”. Bilancet e qeverive janë standardizuar gjithashtu.
Politika ekonomike e reformës fiskale: qasja graduale
Një reformë gjithëpërfshirëse fiskale është duke u përgatitur në Shqipëri. Qeveria socialiste, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, don që të kalojë menjëherë nga sistemi i taksës së sheshtë përsëri në një sistem progresiv. Ky ristrukturim i thellë dhe i shpejtë në arkitekturën fiskale të vendit, e cila përfshin reformat në dogana dhe në institucionet tatimore, është duke u negociuar me FMN-në.
Një hije në banketin e Brigadave
“…pas një diktature të egër gjysmëshekullore, demokracisë mund t’i afrohesh me llafe, po aq sa mund t’i afrohesh vijës së horizontit me vrap.”
Edi Rama, “Refleksione”, 1991
Duke parë ç’ka lënë të shkruar Edi Rama, nga koha kur citohej si penë me puls, ekstazë dhe ekstremizëm, paçka se “natyrë e paduruar dhe jo fort i prerë për politikë”, gjejmë në shënimet e tij për sjellje dhe zakone të skenës së art-kulturës shqiptare, një qëndrim që duket pak të ketë ndryshuar në raport me mundësitë që i dha më vonë hyrja në politikë.
Një saktësim për emrin “Partia Demokratike”
Libri “Pardesytë e bardha” i Luljeta Prognit, që ka dalë ditët e fundit në libraritë shqiptare, bazohet pjesërisht në kujtimet dhe dokumentet e Arben Demetit, për të ndërtuar skeletin kronologjik të historisë së dy viteve të para të Partisë Demokratike. Dhe mund të them se leximi i intervistës së plotë të Demetit më freskoi shumë detaje që më ishin zbehur apo fshirë nga kujtesa. Sidoqoftë një detaj i intervistës nuk përputhet me kujtesën time rreth një momenti shumë domethënës të historisë së Partisë Demokratike – momenti i debatit rreth emrit që do t’i vihej partisë së re.