Të gjithë të gatshëm të përballen me të gjitha akuzat

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 04:23
Gilman Bakalli

Vitet e tranzicionit shqiptar i kanë standardizuar disa sjellje të aktorëve tanë politikë e publikë. Premtimet janë standardizuar. Qytetari, p.sh. është tashmë gjithmonë në qendër të çdo politike lokale dhe kombëtare. As në periferi e as i spostuar paksa nga qendra, por mu në qendër! Dhe, meqë jemi tek qytetari, me të njëjtën logjikë standarde operojnë në treg edhe shitësit e mishit, tabelat e të cilëve premtojnë gjithandej diçka krejtësisht të vetëkuptueshme siç është “mish i freskët”. Bilancet e qeverive janë standardizuar gjithashtu. E vështirë të imagjinosh një kryeministër shqiptar, i cili, pasi ka bërë bilancin e suksesit të qeverisë së tij, të mos shtrojë pyetjen (dhe përgjigjen) retorike “a ka patur probleme? Sigurisht që ka patur edhe probleme!”. E kollajtë të lexosh nëntekstin e këtij sinqeriteti prekës: tashmë gjithçka është thuajse perfekte dhe, në katër vitet e ardhshme, thjesht na mbetet të punojmë për ndreqjen e këtyre “edhe-problemeve”.

Edhe reagimet ndaj akuzave për korrupsion janë standardizuar. Ju kujtohet ndonjë aktor politik shqiptar, i cili, i akuzuar për korrupsion, të mos jetë shprehur totalisht i gatshëm për t’u përballur me akuzat e ngritur ndaj tij? As edhe një! Të gjithë aktorët publikë, pa përjashtim, në të gjitha nivelet, të akuzuar për vepra korruptive janë shprehur “të gatshëm për t’u përballur me të gjitha akuzat”. Nga kjo formulë standarde nuk mund të bënte përjashtim as ish-ministri Arben Imami, i fundit që u shpreh “i gatshëm t’u përballur me të gjitha akuzat”. Para tij, edhe kryegjyqtari i Pukës kishte shprehur publikisht gatishmërinë për t’u përballur me të gjitha llojet e akuzave të ngritura ndaj tij. Pas Imamit, edhe këshilltari i tij doli dhe e siguroi publikun për gatishmërinë e tij. Me siguri, të tjerë pas tyre do të dalin të recitojnë para kamerave gatishmërinë e tyre për t’u përballur me akuzat. Ja pra! Të gjithë të akuzuar! Dhe të gjithë trima! Qofshin të pandehur për vrasje, a qofshin për korrupsion, të gjithë e shohin akuzën mu në dritë të syrit. Për ta degdisur pastaj në terrin e procedurave të stërgjata.

Si duhet lexuar kjo lehtësi e papërballueshme e shprehjes së gatishmërisë së të gjithëve për t’u përballur me të gjitha akuzat e ngritura? Si shenjë e degradimit të sistemit gjyqësor? Si sinjal kërcënues ndaj gjyqtarëve? Si një sinjal i subkoshiencës që tradhton kujdesin prej profesionistësh, me të cilin kanë zhdukur çdo gjurmë gjatë kryerjes së aktit korruptiv? Apo si shenjë të asaj arrogance që buron nga njohjet e duhura personale në institucionin hetues dhe gjykues? Induksioni nuk është metoda më e saktë për parashikimin e fenomeneve, por fatkeqësisht nuk kemi metodë tjetër më të saktë. Dhe, në këtë rast, ai nuk na jep kurrfarë shprese. Por edhe për këtë rast kemi formulën e standardizuar: “të presim rezultatin e hetimeve”!

Ah, se për pak harrova këtë tjetrën! “Hetimi do jetë profesional, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës”! Në fakt, të tilla kanë qenë të gjitha hetimet, sidomos kur është dashur të zhduken provat që do të çonin në vërtetimin e akuzave…

Mapo

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mor Zoteri, ti mire e ke ate punen e mishit qe nenkuptohet qe duhet te jete i fresket, puna eshte se kasapin vazhdimisht njerezit qe duan te blejne e pyesin: "A eshte i fresket mishi?" Keshtuqe kasapi i bie shkurt, shkruan "Mish i Fresket" dhe ja ku i eshte parapergjigjur cdo klienti paranoiak.

Sa per ate punen e standartit ne akuza e perballje akuzash, une po te pyes ty o Gilman, sikur, mos o Zot, te te akuzonin ty per ndonje gje, si psh per mungese profesionalizmi ne gazetari e publicistike, a per papjekuri mendimi dhe mentalitet cdo gje qe fluturon hahet, si do te pergjigjeshe ti? Te lutem po mujte ma jep ate pergjigjen JO standarte qe do te perdorje zotrote. (Mos ki merak se do t'ia ruajme copyright-in, qe te mos perdoret nga te tjeret, pra te mos behet standarte).

Submitted by plaka xhixhimakja (not verified) on

plaku xhixhimaku, ke rene ne kurthin e standarteve edhe ti mor i shkrete: nuk akuzohet njeri per mungese profesionalizmi, por kritikohet. dhe kur kritikohet perdoret emer e mbiemer!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kurse ti moj Plake e gjore nuk e paske idene as cfare eshte standarti......meqe ra fjala duku knej kah Plaku, se ta kallxo plaku standartin ty.....(mos harro vazelinen).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.